Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë Niko Rapin në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas vendimit të KPK për shkarkim nga detyra, trupi gjykues i KPA vendosi që ta kthejë në detyrë.
Niko Rapi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2016 u transferua në Gjykatën e Tiranës.
Vendimi i KPA
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 277, datë 21.07.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1.Ndryshimin e vendimit nr. 277, datë 21.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2022.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
56.5%
-
JO
34.7%
-
NUK E DI
8.8%
Vota total: 1048
Lajme të tjera
-
Apeli i GJKKO-së konfirmon vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për anëtaren e KPK-së! Etleda Çiftja shpallet e pafajshme, bien dy akuzat ndaj saj
12 Janar, 15:26
-
Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Markelian Kuqo
6 Janar, 22:29
-
Kaloi vetingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për prokurorin Erion Pano
6 Janar, 17:04
-
‘Peshqit e mëdhenj’ përballë Vettingut në 2023, nga gjyqtari që i dha vulën e PD-së Berishës, Ujkashi i ‘fajdeve’ te Lazër Sallaku i ‘lobimit rus’
30 Dhjetor 2022, 19:41
-
KPK bën bilancin: 75% e subjekteve kanë kaluar në Vetting! 201 gjyqtarë e prokurorë ende pa kaluar në ‘filtër’
28 Dhjetor 2022, 15:56
-
Si u shkarkua nga KPK gjyqtari i Shkodrës nuk justifikonte 300 mijë lekë të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë
22 Dhjetor 2022, 12:19
-
Vettingu e shkarkoi në 2019, Antoneta Sevdari fiton në Strasburg! Nuk kthehet në detyrë, por Shqipëria duhet t’i paguajë ish-prokurores 24, 600 €
13 Dhjetor 2022, 10:43
-
Shkarkohet nga KPK prokurori i Tiranës Kudusi Shahu! Kishte probleme me pasurinë, 6 denoncime nga publiku
12 Dhjetor 2022, 10:48
-
Anëtarja e Vetingut Firdes Shuli fshehu masat disiplinore, pezullimin, shkarkimin dhe transferimin si gjyqtare! Rrezikon fatin e Luan Dacit
8 Dhjetor 2022, 15:52
-
Nga implikimi në videoskandalin e Metës deri te pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus, vettingu shkarkon përfundimisht gjyqtaren Shpresa Beçaj
1 Dhjetor 2022, 18:35
-
Negociatat BE-Shqipëri në Bruksel, raporton KPK: Brenda vitit mbyllet faza e parë e vettingut për 75% të prokurorëve dhe gjyqtarëve
24 Nëntor 2022, 17:24
-
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Erion Pano
24 Nëntor 2022, 16:24