Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), vendim i cili gëzoi jo pak familjarët e saj.
Pas përfundimit të seancës, në foton e siguruar nga Edmond Hoxhaj, shihet i biri që drejtohet nga ajo për ta përqafuar, e gëzimi për këtë vendim duket qartë edhe në fytyrën e gjyqtares.
Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan, ndërsa magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.