KPK konfirmon në detyrë me shumicë votash prokurorin Endrit Bimi

KPK konfirmon në detyrë me shumicë votash prokurorin Endrit Bimi

Prokurori Endrit Bimi

Prokurori Endrit Bimi i Prokurorisë së Tiranës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, të mërkurën pasi kaloi procesin e rivlerësimit në të tri kriteret.

Bimit gjatë seancës dëgjimore iu kërkuan shpjegime lidhur me huatë që i kishte dhënë babait të bashkëjetueses së tij si dhe me burimet financiare për blerjen e një banese.

Gjithashtu, ai qartësoi pozicionimin e tij në një marrëdhënie financiare të babait të ndjerë me një person tjetër, për të cilën i ati është përpjekur ta zgjidhë nëpërmjet një zyre përmbarimi, por që çështja vazhdon të mbetet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Prokurori u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Endrit Bimi e ka filluar karrierën si jurist në administratën publike dhe organizata jo-fitimprurëse. Ai ndoqi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2004-2007 dhe u emërua më pas prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën