KPK konfirmon në detyrë Prokurorin e Lezhës, Ylli Pjetërnikaj

KPK konfirmon në detyrë Prokurorin e Lezhës, Ylli Pjetërnikaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 27 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Lezhës, Ylli Pjetërnikaj. Po ashtu u vendos të transferohen për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë katër çështje penale të hetuara nga subjekti, për të cilat u evidentua se ishte konstatuar e njëjta gjetje.

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun. Gjatë seancës dëgjimore më 24 prill, Pjetërnikaj dha shpjegime mbi të ardhurat e familjes që kishin shërbyer në ndërtimin e një shtëpie në Tropojë, si dhe iu kërkuan sqarime për disa denoncime në kriterin e aftësive profesionale.

Pjetërnikaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror në Kukës, Shkodër Lezhë dhe në Tiranë. Ai është angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore private.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit