Shkarkohet prokurori i ’21 Janarit', vettingu: I korruptuar, nuk justifikon pasurinë
Prokurori Adriatik Cama nuk ka kaluar procesin e Vetingut. Sipas ILDKPKI, prokurori nuk justifikonte dot pasurinë tek blerja e banesës, makinën dhe një deklarim të një ambjenti.
KPK nuk konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Adriatik Cama. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit, pasi është kapur me shumë shkelje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në seancën e zhvilluar paraditen e djeshme.
Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ’21 Janari’ nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Trupa e KLP u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 mijë e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.
Prokurori Cama nuk është kapur me shkelje vetëm për pasurinë, por edhe nga DSIK, pasi sipas raportit, është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. DSIK thekson se Cama është përfshirë në korrupsion kur ishte në prokurorinë e Lushnjes. Nga hetimi ka rezultuar se Cama kur ishte drejtues në Lushnje sëbashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontrabandë duke pushuar çështjen.
Mënjëherë pas vendimit Cama është shprehur se ka besim tek drejtësia dhe se do ta apelojë vendimin.
Kam besim te drejtësia. Do ndjek të gjitha shkallët e gjykimit.
Adriatik Cama
Adriatik Cama
Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, ndërsa ka qënë pjesë e hetimeve të disa çështjeve të nxehta dhe të dështuara si ajo e dosjes 21 janari, mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe cështje të tjera hetimore. Cama ka shërbyer në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat. Prokurori Cama, ishte nje nga kandidatët për të qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3044
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
20 Nëntor, 10:51
-
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
14 Nëntor, 16:43
-
KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi
14 Nëntor, 11:18
-
KPA u thotë 'stop' gjyqtarëve dhe prokurorëve: Nuk kemi tagër të rishikojmë vendimet tona të shkarkimit
14 Nëntor, 10:47
-
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
10 Nëntor, 09:48
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
29 Tetor, 12:39
-
Me 4 kode në Sky ECC! ONM i kërkon komisionerit të apelojë vendimin që konfirmon në detyrë ish kryeprokurorin e Vlorës! SPAK e arrestoi se ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe Suel Çelës
9 Tetor, 10:55
-
Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj
7 Tetor, 13:39
-
KPA shuan shpresat për gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit! Kolegji në dosjen e Rovena Gashit: Vendimet tona të pacënueshme nga ish gjyqtari i dënuar
30 Shtator, 08:29
-
KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Saimir Hysa
25 Shtator, 17:08
-
I vunë tritol në banesë, gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës nuk kalon vetingun, KPK shkarkon Tonin Stërkaj
4 Shtator, 16:22