KPK ndërpreu vetting-un për Alfred Ballën, Komisioneri e ankimon! Kreu i KLP: Ajo procedurë duhet të ishte mbyllur që para 5 vitesh

KPK ndërpreu vetting-un për Alfred Ballën, Komisioneri e ankimon! Kreu i KLP: Ajo procedurë duhet të ishte mbyllur që para 5 vitesh

Kreu i KLP, Alfred Balla

Komisoneri publik vendosi të ankimojë vendimin e KPK, për ndërprerjen e procesit të Vetting-ut pa vendim përfundimtar për kreun ne këshillit të lartë të prokurorisë Alfred Balla. Ky i fundit ka reaguar ku shkruan se procedura e lënë pending në zyrën e Vettingut do duhej të ishte pushuar që prej 5-vitesh. 

Ai shprehet se vendimarrja e KPK-së edhe pse e vonuar është e drejtë dhe se ndihet i habitur nga ankimi i ushtruar nga Komisioneri, duke e krahasuar me rastet analoge të M.Xhaferllari, D.Gjunkshi, të cilat sipas tij nuk lënë vend për të ushtruar ankim.

“Ju sqaroj shkurt në lidhje me ankimin që ka ushtruar Komisioneri Publik F.Ballhysa ndaj vendimit të KPK-së dhënë para disa ditësh për mua.

Ajo ka qenë një procedurë e mbetur “pending” në zyrat e vetingut dhe duhej pushuar që para 5 vitesh kur ju drejtova me shkresë KPK-së. Unë jam shkëputur përpara 6 vitesh nga Gjykata e Lartë që kur isha Këshilltar Ligjor dhe u lirova nga detyra pasi përfundoj mandati i gjyqtarit me të cilin punoja. Pra sduhet formim juridik të kuptosh që me largimin tim ligjor dhe jo dorëheqje nga Gjykata e Lartë, procedura e vetingut si këshilltar, duhej të pushohej pa një vendim përfundimtar pasi ska më objekt shqyrtimi dhe unë nuk gëzoj statusin e këshilltarit. Kur kam filluar në KLP si i zgjedhur nga Kuvendi, si përfaqësues i shoqërisë civile, kisha 15 muaj që isha shkëputur nga puna. Vendimarrja e KPK-së edhe pse e vonuar është e drejtë. Ankimi i ushtruar nga Komisioneri më habiti pasi praktikat e tij me mosankim në raste analoge si psh M.Xhaferllari, D.Gjunkshi, etj., nuk lënë vend për të ushtruar ankim.”- shkroi Balla.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano