Një tjetër magjistrat i shkarkuar nga vettingu fiton betejën në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Strasburgu i ka dhënë të drejtë ish-prokurorit Adnand Kosova, duke vlerësuar se shkarkimi i tij nga detyra ishte joproporcional dhe se autoritetet shqiptare nuk dhanë arsye “relevante dhe të mjaftueshme” për këtë masë.

GJEDNJ konstatoi shkelje të nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton respektimin e jetës private, ndërsa vlerëson se nëse Kosova e kërkon, procedurat e vettingut ndaj tij duhet të rihapen dhe çështja të rishqyrtohet.

Lajmi në përditësim….

 

 

Kliko ketu për të lexuar dokumentin e plotë...