Kërkoi konfirmimin në detyrë, KPK shtyn vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martinin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën e shpalljes së vendimit  të rivlerësimit për prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini. Vendimi për Martinin ishte parashikuar që të jepej këtë të enjte në orën 10:00, por sipas njoftimit të KPK, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet. Ndër të tjera në njoftim thuhet se data tjetër e seancës për shpalljen e vendimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini  u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për seancë dëgjimore. Martini në përfundim të kësaj seanca ka kërkuar konfirmimin në detyrë pasi sipas pretendimeve të tij nuk ka bërë asnjë shkelje. Prokurori i Krimeve të Rënda, është  kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe nëse konfirmohet në detyrë ai do të jetë prokuror i SPAK. 

Ndër të tjera Anton Martini ka deklaruar se është përballur me njerëz tepër të rrezikshëm por përsëri nuk është tërhequr nga detyra e tij. Martini ka shtuar se në vitin 2007 familja e tij ishte kërcënuar dhe pikërisht për këto detyra të rënda që ka marrë përsipër dhe vendosmërinë e tij, Martini ka kërkuar konfirmimin në detyrë.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Për të marrë emërimin në SPAK, atij i duhet të kalojë si barrierë të fundit procesin e vetingut në të dy shkallët.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

VIDEO/Deklarata e Anton Martinit para KLP për kandidimin në SPAK

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tono: 12/12/2019 09:50

    ta shkarkojn kte manipulus ordiner i pa aft intrigant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë