KQZ auditim shpenzimeve
të partive, lekët me adresë fiktive

KQZ auditim shpenzimeve<br />të partive, lekët me adresë fiktive
TIRANE-  Nëntë ekspertët e licensuar që u miratuan nga KQZ me short u përcaktuan që do të audiojnë financiarisht 7-8 subjekte politike të regjistruara për zgjedhjet e 23 qershorit. Bëhet fjalë për auditim të financimeve dhe shpenzimeve të tyre përgjatë kohës së fushatës zgjedhore.

68 subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, pritet që tu nënshtrohen auditimit financiar të tyre, përsa i përket shpenzimeve që kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 23 qershorit. Bëhet fjalë për 66 partitë politike si dhe dy kandidatët e pavaruar që garuan në zgjedhjet që sapo lamë pas. Ekspertët kontabël do të auditojnë subjektet zgjedhore për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore 2013. Gjithë shpenzimet e tyre financiare gjatë një muaj do të kalojnë “nën sitën” e nëntë ekspertëve kontabël të përzgjedhur me short nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këta ekpertë të licensuar pritet që shumë shpejt të bëjnë publik raportin për secilën parti. Njëkohësisht pjesë e hetimit të ekspertëve kontabël do të jenë dhe të gjitha financimet që kanë marrë partitë nga donatorë të ndryshëm apo dhe nga vetë kandidatët e partive që kanë qenë të regjistruar në listat shumëemërore të partive. “Udhëzimi i KQZ-së nr.8, datë 25.03.2009 “Për miratimin e kritereve dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore.  Ekspertët kontabël të licensuar do të paraqesin në KQZ raportet e auditimit për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet politike për fushatën zgjedhore 2013, brenda 30 ditëve nga data e lidhjes së kontratës. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë brenda 30 ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e marrë nga KQZ.

SELITE E PARTIVE
Problemi i vetëm sipas përfaqësuesve të partive politike, por dhe vetë anëtarëve të KQZ do të jetë gjetja e selive të partive, kjo duke patur si precedentë zgjedhjet e kaluara, ku ekspertët e kanë patur të vështirë që të lokalizojnë selitë e partive dhe aq më tepër që të merrnin të dhëna për financimet dhe shpenzimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Kjo ka bërë që partitë të jenë treguar më të kujdeshme me përcaktimin e vendodhjes së selive të tyre në momentet që janë regjistruar pranë gjykatës. “Disa janë parti kryetarë, disa nuk kanë fare parti, disa nuk kanë as adresa. Tani edhe ato ditë që duhet të shkojmë ti gjejmë, s`kemi ku ti gjejmë. Nëse i gjejmë duhet tua marrim ato lekë. Vetëm t'u lutemi që të mos na shqetësojnë më se vetëm me ankesa dhe me teknologjinë na ka kushtuar shumë”,ishte ky shqetësimi që ngriti në mbledhjen e fundit anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj.

  EMRAT E EKSPERTEVE
1.Enejda Rahmani Saliaj)
2.Lejla Dobi(Shahu)
3.Tatjana Filto
4.Vullnetare Çela
5.Lavdimir Fusha
6.Silvana Gjikdhima
7.Stoli Laze
8.Hetem Sulaj
9.Neshat Maze

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11 gusht 2013

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza