KQZ: Deformime të rënda votash
në Lezhë, jondikuese në Shkodë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaroi sot se "u konstatuan deformime të rënda të rezultateve zgjedhore në 10 QV të qarkut Lezhë. KQZ ka si qëllim vetëm frymën e ligjit, profesionalizmin, transparencën".
TIRANË - "U konstatuan deformime të rënda të rezultateve zgjedhore në Zonën Zgjedhore Lezhë, ku rasti nga më flagrantët ishte manipulimi në rezultatet e 10 QV për të cilat, anëtarët e KZAZ-së 13 depozituan pranë
KQZ-së tabela jo origjinale të rezultatit por të falsifikuara, të cilat për më tepër ishin të korigjuara duke fshirë të dhënat për rezultatin e disa subjekteve zgjedhore".
Ky ka qenë thelbi i deklaratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot në orën 14:00 para mediave, ndërkohë që PS dorëzoi një kërkesë-padi tjetër sot në Kolegjin Zgjedhor ndaj KQZ për shpalljen të pavlefshëm të rinumërimit të votave në qarkun Lezhë.
KQZ mbështet idenë se edhe për Zonën Zgjedhore Shkodër rezultuan ndryshime të numrit të votave për disa subjekte zgjedhore, por pa ndikime në ndarjen e mandateve për këtë qark siç pretendonte subjekti ankues. Mbi bazën e provave, ky proces i këqyrjes së kutive të votimit për këto dy qarqe, dëshmoi parregullsi në plotësimin e tabelave të rezultateve zgjedhore nga grupet e numërimit.
"KQZ ka si qëllim në veprimtarinë e saj vetëm frymën e ligjit, profesionalizmin, transparencën, pra të gjithë elementët që i shërbejnë qëllimeve madhore, rritjes së besueshmërisë në procesin zgjedhor të elekotratit në radhë të parë dhe të subjekteve politike, certifikimit të procesit sipas standardeve ndërkombëtarisht të pranuara", thuhet ndër të tjera në deklaratë.
"Shprehim bindjen se ky rol aktiv i KQZ-së do t’i shërbejë forcimit të kulturës së ndëshkueshmërisë, do të japë mësimin e merituar për çdo komisioner që në mënyrë joligjore merr përsipër të manipulojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë!", përfundon deklarata e KQZ.
Deklarata e plotë e KQZ për rinumërimin në qarqet Lezhë dhe ShkodërRedaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40