Dekriminalizimi/ KQZ çon në Prokurori kryebashkiakun PS të Libohovës! PD: Hide, fshehu faktin se po hetohej për kultivimin e kanabisit në Gjirokastër

TIRANE-  Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi dërgimin për hetim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme kryebashkiakun socialist të Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide.

Më 16 maj 2024 Partia Demokratike përmes një shkrese i kërkon KQZ të verifikojë pasi thotë se Hide ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit faktin që ishte në hetim nga prokuroria, e Gjirokastrës për çështjen e kanbizimit të Gjirokastrës

Hetimi ka vijuar më pas në SPAK dhe dosja ndodhet në GJKKO pasi është marrë i pandehur me akuzën se bashkëpunoi për të lejuar kultivimin e kanabisit kundrejt fitim gjatë kohës që ishte shef i Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës.

"Në kuadër të verifikimit të KQZ ka rezultuar se ai nuk ka asnjë të dhënë nga kandidati. Eshtë vijuar me verifikimet e mëtejshme nga drejtoria e Përgjithshme e gjëndjes gjyqësore ku ka rezultuar se kandidati nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë apo ndryshim të gjëndjes civile. Nuk jemi ne organi kompetent për verfikimin e formularit të vetëdeklarimit por është struktura e dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme" tha perfaquesja e administrates se KQZ në mbledhjen e sotme.

Pas kësaj kreu i KQZ-së Celibashi urdhëroi verifikimin e figurës së Hides. 

Mendojmë që është rasti për të kërkuar një verifikim të thelluar për zotin Leonard Hide, kryetar në bashkinë e Libohovës propozuar nga PS. Për këtë arsye rrjedhimisht dërgimin e të dhënave përkatëse në prokurorinë e përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm

Në dosjen e publikuar nga Shqiptarja.com në mars të 2024, Leonard Hide akuzohet se bashkëpunoi për të lejuar kultivimin e kanabisit kundrejt fitim gjatë kohës që ishte shef i Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës.

Në dosje evidentohen 5 raste gjatë 2021 kur policia e Gjirokastrës mbylli sytë para parcelave.   

Ai është marrë i pandehur dhe dosja e tij ndodhet në GJKKO për akuzën ‘Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal

Kur Hide u paraqit në GJKKO më 18 mars deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni se ndaj tij kishte nisur hetim

'Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit" tha Hide duke shprehur gatishmërinë: 'Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t'u përballur me drejtësinë" deklaroi ai.

Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit 2023 nën siglën e Partisë Socialiste.Ai fitoi me 52.64 % të votave, kundrejt kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' Adil Xhelili, i cili mori  47.36 %.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund