Përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje, KQZ: I dënuar tre vitet e fundit/ Albin Kurti: Nuk jam në dijeni, do t’i prij listës së LVV-së

Përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje, KQZ: I dënuar tre vitet e fundit/ Albin Kurti: Nuk jam në dijeni, do t’i prij listës së LVV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është lejuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rrjedhimisht, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, kanë bërë të ditur burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit. Në përputhje me Kushtetutën e vendit ata nuk janë të lejuar të kandidojnë dhe partitë do të detyrohen ti zëvëndësojnë ata. 

“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”,  tha Elezi.

Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emra. Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj në çështjen Etem Arifi, ka konstatur se kush është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm, s’ka të drejtë të kandidoj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Nuk i lejojnë kandidimin në zgjedhje, reagon Albin Kurti: Nuk jam në dijeni për kurrëfarë vendimi, do t’i prij listës së LVV-së

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për sa i përket faktit që ai nuk është lejuar të bëhet pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë duke thënë se deri më tani nuk është në dijeni me asnjë vendim të KQZ-së që ia ndalon kandidimin.

Ai është një ndër 47 deputetët të cilët kanë probleme me ligjin dhe janë përjashtuar nga gara.

Kurti ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ-ja, siç raportojnë mediat vendase.

Unë nuk jam në dijeni  për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po verejë në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se institucionet përkatëse në vend duhet të ndjekin dëshirën e popullsisë dhe jo t’i vihen përballë atij.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.

KGJK ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 46 kandidatë për deputetë nga 15 subjekte politike që kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ora 15:51
Albin Kurti u përjashtua nga gara, reagon Vetëvendosje: Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin

Ish-ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka reaguar lidhur me përjashtimin e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes së Vetëvendosjes nga gara për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo në postimin e saj shkruan se Kurti gëzon mbështetjen e madhe të qytetarëve dhe kjo është pakontestueshme, duke shtuar se qytetarët janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista e Albinit.

“Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”, shkruan Haxhiu në postim.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 20/01/2021 14:46

    Jo vetem Albini,por edhe 47 te tjere nga disa subjekte garuese ligjesisht largohen nga lista e kandidimitb per deputet.Askush mbi ligjin!!!Por, habit fakti, cila eshte pergjegjesia e kandidimit te ketyre personave,disa nga ata pretendent edhe per marrje te posteve qeveritare.Cka vertet pritet nga nivelet i ndergjegjes dhe pergjegjesise se tille?!!

    Përgjigju
  • nuriu: 20/01/2021 14:08

    Bravo gjykata e Kosoves, Kurti eshte nje plere i pa turpshem i cili deshtoi ne menyre te turpshme dhe si i pa fytyre perseri kerkon te hyje ne parlament. Gjykata po keshtu duhet te veproi dhe per gomarin Ramush Haradinaj dhe agjenten e UDB Vjosa Osmani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri