Pas denoncimit të LSI, KQZ gjobit Erion Veliajn 75 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara! Kryebashkiaku: Do ta apeloj, puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi

Pas denoncimit të LSI, KQZ gjobit Erion Veliajn 75 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara! Kryebashkiaku: Do ta apeloj, puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur ditën e sotme kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba është në masën 75 mijë lekëve, 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Ky vendim ka ardhur pas disa ankesave të LSI në KQZ në drejtim të Erion Veliaj, kryesisht për vizitat që bën në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Shqiptarja.com mëson se LSI ka depozituar në datën 2 shkurt të këtij viti 3 denoncime, më konkretisht të vizitës në familjen Hamid dhe Genc Allmuces në Mumajes bërë në datën 12 janar, te shtëpia e Medi Agës, në Vaqarr më 27 janar dhe së fundmi në shtëpinë e Tomorrit, në Kryevidh të Rrogozhinës më 30 janar. Sipas LSI-së këto janë ‘veprimtari të ndaluara për t’u promovuar’, por pavarësisht kësaj, kryebashkiaku i ka shpërndarë me foto e video në rrjetet sociale, ndërkohë që as nuk i ka raportuar në KQZ. Kryebashkiaku i Tiranës ka të drejtën e akimimit për gjobën.

pas 18 dhjetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kufizuar qeverinë dhe zyrtarët shtetërorë 4 muaj para zgjedhjeve ku ndalohet shpërndarja e lejeve të legalizimeve, dhurimi i çelësave të shtëpive dhe një sërë aktivitetesh që joshin elektoratin.

Aktivitetet e ndaluara
Dhurimi i çelësave të shtëpive
Prezantimi i projekteve
Shpërndarja e lejeve të legalizimeve
Prerja e shiritave

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
U gjobit nga KQZ, reagon Veliaj: Do ta apeloj, por puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi

1612706733_coverveliaj1.jpg

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka reaguar pas gjobës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi kishte zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve.

Kryetari Veliaj reagim në Twitter: Shton 5 vila në pandemi, kandidon për KM. Shet nga 3 herë apartamentet me mashtrim, kandidon për deputete opozite. Por kur bën detyrën tënde sipas ligjit duke strehuar 17 familje që flinin në çadra, të gjobisin. Gjoba do apelohet, por puna në Tirane NUK ndalet nga gjumi!

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 09/02/2021 16:51

    Provoje nje here ne kurrizin tend, se i ke leshu policat e bashkise e nuk bejne gje tjeter vec gjoba makinave cdo dite..

    Përgjigju
  • JamKushJam: 09/02/2021 16:49

    eu, po pse dhe ne KQZ keta krricat LSI'st qenkan futur???? Po kur takohet ajo kucka e LSIse me ata trapat interesaxhinj, apo nuk quhet??? KQZ mos haj m*t po te gjobise qe te gjithe ose asnje!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie