Kajmaku zyrtarisht JO më kryebashkiak/ Rama: KQZ tregoi se s'është vegël partie si deri dje! PS provoi se s'bëhet strehë e askujt

TIRANE - Një vendim që faktoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është më vegël e partive, dhe se PS nuk është strehë e askujt! Këtë koment dha kreu i qeverisë Edi Rama për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi rezultoi të kishte gënjyer në formularin e vetëdeklarimit.

"KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje. Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë", tha Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Një koment më të shkurtër, Rama e pati për Kajmakun edhe pas përfundimit të mbledhjes me rajonin e Veriut, që mbajti në selinë rozë.

'Institucionet janë institucione", tha kreu i qeverisë pa dashur të japë më shumë komente.

Me 5 vota pro, anëtarët e KQZ, duke marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, vendosën që Agim Kajmaku nuk duhet të jetë më në krye të Bashkisë së Vorës, pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos pasqyruar arrestimin e më pas hetimin nga autoritet greke.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se në kuadër të përmbushjes së Reformës Zgjedhore do bëhen ndryshime për të rritur kontrollin mbi të dhënat e kandidatëve. Kryeministri tha se kush gënjen në formularin e dekriminalizimit do të dënohet me burg dhe kandidatura nuk do të regjistrohet një ditë para fushatës, por një muaj më parë me qëllim që të ketë sa më shumë kohë që të verifikohet pastërtia e figurës së çdo kandididati.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANTA: 01/11/2019 12:29

    Te fala bej BALLUKUT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve