Fshehu arrestimin në Greqi/ KQZ i heq mandatin kryebashkiakut të Vorës..."topi" i kalon Metës (VIDEO)

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Me 5 vota pro, anëtarët e KQZ, duke marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, vendosën që Agim Kajmaku nuk duhet të jetë më në krye të Bashkisë së Vorës, pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos pasqyruar arrestimin e më pas hetimin nga autoritet greke.

Edhe KQZ-ja, njëjtë si Prokuroria e Përgjithshme, u shpreh se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit. Avokati i Kajmakut, Isuf Shehu, hodhi dyshime mbi procesin e verifikimit nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës.

“Prokuroria nuk ka mundur të administrojë asnjë vendim të formës së prerë për Agim Kajmakun. Administrimi i akteve nga ana e Prokurorisë duhet të bëhet vetëm në rrugë zyrtare dhe duhet të ishin bërë përmes letërporosiv. Verifikimet nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme janë të paplota.”,- u shpreh Shehu.

Kryeministri Rama është njoftuar nga KQZ në lidhje me këtë vendim, dhe tashmë ai duhet të firmosë shkarkimin e Kajmakut dhe më pas duhet të njoftojë presidentin e republikës Ilir Meta, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në këtë Bashki. Është pikërisht kreu i shtetit që duhet të dekretojë një datë për zgjedhje lokale. Më herët presidenti Ilir Meta nuk dekretoi një datë për zgjedhje të pjesshme në Shkodër, pas tërheqjes së kandidatit të PS Valdrin Pjetri.

Partia Demokratike, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit, iu drejtua në mënyrë zyrtare me 20 gusht Prokurorisë së Përgjithshme, për të nisur verifikimet ndaj Agim Kajmakut, i cili sapo ishte zgjedhur si kryebashkiak i Vorës, nën siglën e PS. Prokuroria e Përgjithshme, pas verfikimeve të bëra, i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku, si dhe e vuri në hetim, për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë që nuk e gëzoi mandatin e marrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

I pari ishte Valdrin Pejtri, i cili nuk e mori mandatin e kryebashkiakut, pas denoncimit të PD-së se ai ka qenë i arrestuar në Itali, dhe këtë gjë e ka fshehur në plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Pjetri nuk u betua si kryebashkiak, duke hequr dorë nga marrja e këtij posti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
KQZ i heq mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku

Me vota unanime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpallë të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Ora 10:45
Akuzat ndaj Kajmakut/ Anëtari KQZ-së: Prokuroria të faktojë akuzat, nuk mund të thotë kemi folur me Interpolin! Duhet dokumenti

Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi ka deklaruar se argumentet e Prokurorisë për rastin e Kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku nuk janë të mjaftueshme. Ai tha se Prokuroria duhet të përcaktojë nëse shkeljet për të cilat akuzohet Kajmaku në Greqi përbëjnë vepër penale edhe në Shqipëri, ndërsa shtroi edhe pyetjen nëse për akuzat ndaj Kajmakut ka ndonjë vendim gjykate që i dokumenton.

"Vendimi i Kuvendit e ka tejkaluar atë që përcakton ligji. Derisa sot asnjë subjekt i interesuar nuk e ka ankimuar në rrugë gjyqësore këto mbetet në fuqi. Prokuroria e Përgjithshme duhet të kryejë këto veprime kryesore. Duhet të përcaktojë nëse vepra penale në Greqi përbën vepër penale në Shqipëri. Kjo është detyra kryesore e Prokurorisë. Në çdo pikë formulari thotë a keni qenë nën hetim për kryerjen e ndonjë vepre penale, por fakti është, a përbën vepër penale. Prokuroria këtë duhet të pëcaktojë. Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të thotë se kemi folur me Interpolin dhe rezulton kështu. Por a ka ndonjë vendim gjykate për këtë. Unë jam i qëndrimi që këto pyetje që bëra këtu, t'ia dërgoj prokurorisë me shkresë", u shpreh Skënderi.

Ora 10:37
Mandati i Kajmakut, avokati: Procesi i verifikimit nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, jo i plotë

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, nuk është i pranishëm në KQZ, teksa po diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të tij, pasi ka fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi.

Kajmaku përfaqësohet nga avokati i tij, Isuf Shehu, i cili ka hedhur dyshime mbi procesin e verifikimit nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Prokuroria nuk ka mundur të administrojë asnjë vendim të formës së prerë për Agim Kajmakun. Administrimi i akteve nga ana e Prokurorisë duhet të bëhet vetëm në rrugë zyrtare dhe duhet të ishin bërë përmes letërporosiv. Verifikimet nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme janë të paplota.

Prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione pa ardhur letër-porositë nga institucionet greke. Kështu lind pyetja a është nisur kërkesa për këtë letërporosi?! Pa patur këto përgjigje nuk kemi një procedurë verifikimi të përfunduar.”-ka deklaruar Isuf Shehu, avokat i Kajmakut, duke hedhur dyshime mbi procesin e verifikimin e tij nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehe: 01/11/2019 13:41

    E hongri edhe ky te gjithe njesoj jane plehera prandaj te gjithe shqipetaret po ikin nga ky vend i pa shprese

    Përgjigju
  • Une: 01/11/2019 12:28

    Te jem si ky i hedh ne gjyq dhe deri ne gjykaten evropiane e dergoj kete ceshtje. Po shkelen me dy kembe te drejtat e njeriut. Si qenka ky muhabet del i pafajshem nga gjykata e e huaj greke dhe nuk je as ne dijeni te ndonje hetimi dhe perjashtohesh me shqiperi. Arrestimi apo ndalimi nga policia nuk eshte denim por mase parandaluse. Ka dallime te medha. Nuk e njoh dhe as nuk e di ca tipi eshte mund te jete edhe kriminel por ky eshte budallek. As ne komunizem nuk behej keshtu te pakten ata e benin nje gjyq fallco sa per sy e faqe.

    Përgjigju
    • Une: 01/11/2019 19:01

      @XdA Si u fshika nje ngjarje kur ti nuk e di qe ka ndodhur? Pse duhet te fsheh ai nje ngjarje per te cilen gjykata Greke e ka nxjerr te pafajshem? KQZ thote qe megjithese eshte i pafajshem nga gjykata ai e fsheu! Ne asnje vende te Evropes nuk eshte degjuar kjo qe denohesh edhe kur gjykata te nxjerr te pafajshem. Jo vetem qe gjykata Evropiane i jep te drejte por edhe shperblehet mire plus kthim ne vendin e punes.

    • XdA: 01/11/2019 14:32

      Ca thua o mjeshter? Ai e ka fsheshur ate ngjarje me qellim kalimin e formularit te dekriminalizimit. Te ishte ashtu sic thua ti nuk kishte pse e fshihte ngjarjen. Ua ka pjerdhur mendjen partia nuk dini ca flisni me.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen