Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës

TIRANË- Pas dënimit me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, KQZ ka nisur punën për verifikimin e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Mbledhja e parë u mbyll pa rezultat, pasi Fredi Beleri kërkon që të dëgjohet dhe të shprehet në seancë. Përfaqësuesja ligjore e Belerit, Klodiana Gjuzari u shpreh se Beleri nuk është njoftuar lidhur me procedurën dhe nuk i është dhënë mundësia që të shprehë mendimin e tij.

“S’kam tagër për të dhënë fjalën e tij të fundit, ajo është ekskluzivitet i tij. Afati 24 orë i lënë nga KQZ është shumë i shkurtër për ti dhënë mundësi që të njihet me procesin. S’jam konsultuar me klientin. Të njoftohet me shkresë dhe ti jepet mundësia nëse do të paraqitet fizikisht. Në burgun e Fierit nuk është dërguar shkresë. Kam marrë prokurë dhe më ka njoftuar që s’ka njoftim për seancën e sotme dhe as për atë që është publikuar dje dhe as për procedurën që është ndjekur deri tani. Dëshiron të njoftohet dhe të vijë të flasë vetë. Të marrë pjesë kërkuesi në këtë seancë para KQZ”, tha avokatja e Belerit.

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi la afat 24 orë heqjen e mandatit të Belerit, duke vendosur që mbledhja të mbahet nesër në orën 10:00. Sipas projektvendimit të KQZ, Beleri nuk mund ta ushtrojë më detyrën si kryetar bashkie për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

“Vlerësoj që për shkak të interesit të ligjshëm dhe të drejtpërdrejtë që ka Beleri për këtë proces dhe tej çdo rrethane tjetër të aspektit ligjor edhe pse jo domosdoshmërish në një shqyrtim të kësaj natyre kërkohet prania e palës së tretë të interesuar, mendoj që është e përligjur që të krijohet mundësia që ai të paraqesë pretendimet e veta lidhur me këtë çështje. Jo domosdoshmërish kjo natyrë shqyrtimi të kësaj çështje administruarve të kësaj natyre kërkon praninë e palës së interesuar. Për sa kohë ajo palë e kërkon do ishte e tepërt që në cilësinë time të komentoja mbi arsyet apo motivet mbi këtë kërkesë. Dakord, në lidhje me kohën s’besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot”, tha Celibashi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi Ligjor i PS, Erdjan Salianji kërkoi që mbledhja të vazhdojë normalisht, duke e quajtur kërkesën e Belerit një artificë.

“Aktet formalisht i janë njoftuar subjekteve politike, PS dhe në të njëjtin email është edhe Kaso që përfaqëson koalicionin dhe kandidatin dhe njoftimi i bërë publik. Bëhen kërkesa artifica që ai të vijë këtu të sqarojë procesin. Avokati është këtu, përfaqësi që ka firmos për të kandiduar është këtu. Vazhdojmë seancën s’ka arsye për shtyrje”, u shpreh ai.

Mbledhjen e KQZ e ndoqi nga afër, por në heshtje, kryetari I PBDNJ, Vangjel Dule. Pavarësisht shtyrjes së seancës për t’i dhënë mundësi Belerit që të dëgjohet, projektvendimin e KQZ e thotë qartë se ai nuk mund ta ushtrojë më mandatin për shkak të Dekriminalizimit. 

Heqja e mandatit të Fredi Belerit do t’i japë fund ‘Odisesë’ në Bashkisë së Himarës. Pas vendimit të KQZ do të jetë Presidenti Bajram Begaj që të shpallë datën e re të zgjedhjeve. Kreu i shtetit sipas Kodit Zgjedhor menjëherë pas njoftimit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit të 2023. Ai i fitoi zgjedhjet nga burgu me një diferencë të lehtë votash, më pak se 20 vota, por për shkak të arrestit nuk mundi të ulej asnjë ditë në karrigen e kryebashkiakut dhe as të bënte betimin. Mandatin vijoi ta mbante kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro deri më 23 mars, kur po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK pas një kallëzimi që Fredi Beleri kishte bërë për të për pronat në Himarë. Më pas detyrën e drejtimit të bashkisë e mori përkohësisht Blerina Bala ndërsa aktualisht Himara drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë Arqile Bollano.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 04/07/2024 17:38

    Bejleri eshte gjukuar ne te gjitha shkallet dhe per te gjukatat Kane nje vendim ,tashme te formes se prere.Te drejten e humbjes se Lirise dhe te vendita te punes atij ia Ka hequr ligjit,gjukata.Ndaj KQZ nuk duhet te shtynte marrjen e vendimit per " ta degjuar".Ajo duhet te gjykinte ne bazen te vendimit te gjukates dhe ligjit per dekriminalizimin.Neser do te gjendemi para kerkeses se PE per ta degjuar.A degjohen keshtu te gjithe? Pse per Bejlerin ky perjashtim?Sigurisht,do te hishet poshte vendimit i gjyqesorit dhe Bejleri do te lidhet i zgjedhur.Po per zyrtaret e tjeret KQZ pse nuk mban te njejtin qendrimi?Shperdorim i mirefillte i postit zyrtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër