KQZ-ja vazhdon rinumërimin e
Shkodrës: Vendimi ish për Lezhën

KQZ-ja vazhdon rinumërimin e<br />Shkodrës: Vendimi ish për Lezhën
TRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Shkodrës me debate të ashpra mes përfaqësuesit ligjor të PS-së dhe kryetares së KQZ-së në lidhje me procesin e rinumërimit të qarkut të Lezhës. Në orën 14:50, përfundoi rinumërimi në KZAZ-në nr.1 me diferenca të papërfillshme që nuk çuan në ndryshim mandati. Mirëpo, në orën 16: 20, Kolegji Zgjedhor vendosi që të të pranojë pavlefshmërinë e numërimit të qarkut të Lezhës, duke pranuar kërkesën e PS-së. Pas këtij vendimi, përfaqësuesit e PS-së besuan se ky vendim i Kolegjit hynte automatikisht në fuqi edhe për rastin e Shkodrës. Por,  rinumërimi i votave të këtij qarku nisi në orën 19:30 pasi kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi deklaroi se vendimi i Kolegjit ishte për Lezhën dhe jo për qarkun e shkodrës. 

Përfaqësuesit e PS-së, Genc Gjonçaj dhe Eridian Salianji protestuan kundër këtij vendimi, pasi ata kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të procesit të numërimit, që nuk u mor parasysh. Salianji iu drejtua komisionerëve që vendosën vazhdimin e procesit të numërimit se "tashmë ju duhet të shpalleni të pandërgjegjshëm me vendim gjykate."  

Gjatë paradites së sotme, përfaqësuesit e PS-së kërkuan që ky proces të mos bëhet pasi PR ka kaluar afatet ankimor 10 ditor për rinumërimin, por 4 anëtarët e KQZ-së e hodhën poshtë këtë pretendim. Po kështu KQZ me 4 anëtarë nuk pranoi kërkesën e PS-së për të shtyrë këtë proces për 60 minuta sa të vinin vëzhguesit e kësaj partie.

Janë ngritur 8 grupe numërimi dhe procesi i rinumërimit nisi rreth orës 11:00. Janë 417 kuti votimi, ose 130 mijë vota, që do të rinumërohen në qarkun e Shkodrës.

Vendimi për rinumërimin edhe në qarkun e Shkodrës u mor më 19 korrik, pavaresisht kundërshtimeve të PS e LSI-së. KQZ miratoi ankesën e republikanëve për rinumërim të votave, të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve.

ORA 19: NIS MBLEDHJA E KQZ, LLESHI VENDOS VAZHDIMIN E RINUMERIMIT

Mbledhja e KQZ-së për rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës ka rinisur në orën 19:00. Përfaqësuesi i PS-së Genc Gjonçaj i njofton kryetares së KQZ-së, vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ndërprerjen e menjëhershëm të rinumërimit, si proces i paligjshëm, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga kryetarja që vendosi vazhdimin e tij. Sipas Lleshit, Kolegji ishte shprehur për qarkun e Lezhës dhe jo atë të Shkodrës, Kur të paraqitet vendimi edhe për këtë qark, natyrisht që do veprojmë hap pas hapi, tha ai. Gjonçaj dhe Salianji vërejtën se kQZ-ja po e thellon paligjshmërinë e veprimeve të saj dhe ndoshta do duhej një vendim gjykate që të shpallte këtë herë të pandërgjegjshëm vetë komisionerët.

ORA 17: 00 MBYLLEN 79 KUTI ME DIFERENCA TE VOGLA, ME E MADHJA ISHTE 15 VOTA

Ka përfunduar rinumërimi i KZAZ-së së parë të qarkut të Shkodrës, që i përket Malësisë së Madhe. Sipas gazetares Jetona Koçibelli, "nga 79 kutitë e hapura ka patur diferencë votash me kryesisht 1, 2, 3 apo maksimumi i mundshëm 15 vota brenda një subjekti, bëhet fjalë për ata kryesorët.

Ky ka qënë një process ankimor i paraqitur nga PR-ja, që ka thënë se 18-20% e votave në këtë qark kanë qënë me probleme dhe ka paraqitur si fakt kryesor, materialet filmike dhe tabelat e rezultave. më pas, ka qënë komisioneri Klement Zguri që e ka propozuar këtë rinumërim.

Nga KZAZ e parë, diferenca e parë ka qënë e papërfillshme e nuk mund të themi se ka lëvizje tëkonsiderueshme apo ndryshim mandati, por ajo që ka pretenduar PR-ja ka qënë marrja e një mandati në këtë qark, mandatet që futet brenda koalicionit të djathtë. Por është ende herët për të folur për ndryshim mandati, duhen parë edhe 7 KZAZ-të e tjera. përfaqësuesi ligjor i PR-së, Arjan Madhi, e ka thënë pak më parë këtë vetë për “A1Report!”, - përfundoi Koçibelli. 

ORA 16:50 PERFUNDON RINUMERIMI NE KZAZ-së Nr.1 NE QARKUN E SHKODRES. REZULTATI NE QV:0001
Numri i Zgjedhësve 374
Fletë votimi të papërdorura 304
Fletë votimi të dëmtuara 1
Fletë votimi të gjetura në kuti 374
Fletë të pavlefshme 0
Fletë të vlefshme ishin 374, nga rinumërimi 370

Ndryshimet që dolën nga rinumërimi:
Partia e Punës së Shqipërisë kishte 0 votë, rezultoi me 1 votë plus
Partia Kristian Demokrate kishte 0 votë, rezultoi me 7 vota plus
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 nentori kishte  0 votë, rezultoi me 1 votë plus
LSI kishte 113 vota, rezultoi me 108 vota
PS kishte 133 vota, rezultoi me 121 vota
Partia Socialiste e Moderuar kishte 5 vota, rezultoi me 8 vota
PD kishte 95 vota, rezultoi me 89 vota
PR kishte 15 vota, rezultoi me 18 vota
Partia Demokristiane kishte 0, rezultoi me 2 vota
Partia Agrare Ambientaliste kishte 10 vota, rezultoi me 9 vota
AK kishte 0 vota, rezultoi me 1 votë
 
ORA 14: 30 JANE RINUMERUAR 29 QV
Deri në orën 14:00 janë rinumëruar 48 Kuti Votimi nga KZAZ e 1 e Shkodrës. Gjithsej në qarkun e Shkodrës ka 8 KZAZ.
 Në rast se nga rinumërimi i votave  PR arrin të marrë 177 vota plus atëherë i merr një mandat Partisë Demokratike.

Gazetarja Jetona Koçibelli raporton nga KQZ se deri tani janë vërejtur korigjime materialisht të dukshme në tabelat e grupeve të numërimit.
 Një grup tabelash te manipuluara, 17 raste korigjime të tabelës së numrit të zgjedhësve. 9 raste manipulime në shpërndarjen e votave të vlefshme. Ndërsa 12 raste manipulimesh janë vënë re në tabelat e numrit të zgjedhësve plus shpërndarjen e votave të vlefshme.
 Kemi mungesë të fletëve të viotimit të papërdorura.


ORA 11: 00: NIS RINUMERIMI  I KUTIVE TE SHKODRES
 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Shkodrës.

ORA 10: 30 DEBATET NE KQZ PER QARKUN E LEZHES, PS: MINISTRIA  BRENDSHME TE NISE VERIFIKIMET

Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genci Gjoncaj kërkoi të flasë jashtë rendit të ditës duke i kërkuar KQZ-së se nuk është bërë ende verifikimi i votuesve në 6 qendra votimi.

“Nuk kemi përgjigje nga Ministria e Brendshme për kërkesën e PS. E mbyllim përkohësisht çështjen e Lezhës, sa të na vijnë përgjigjet dhe hapim kutitë e Shkodrës”- tha kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi.

“Kjo çështje s’mund të lihet në dëshirë të tyre”- tha Gjoçaj. Më pas nisi procesi i rinumërimit të qarkut Shkodër, i cili ka 417 kuti.

JA DEBATI NË KQZ
Gjonçaj: Neni 162 i Kodit Zgjedhor përcakton detyrimin e KQZ për përllogaritjen e mandateve pas procesit të ankimimit. Sipas vendimamrjes në datat 15, 16 të këtij muaji keni rrëzuar kërkesat ankimore për disa qarqe lidhur me ndryshimet e tabelave për disa zona. Në datën 20 ka përfunduar afati për vendimarrje nga ana e KQZ. 

Duam që KQZ të thërrasë mbledhjen për mandatet në qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Dibër, Elbasan, Durrës dhe Gjirokastër. Këto janë zona mbi tabelat nuk është shtruar ankimi për tabelat. Të thërrasë mbledhjen për të bërë përllogaritjen dhe ndarjen e mandateve brenda afatit 3-ditor.
 
Lleshi: Pas numërimit të qarkut Lezhë, KQZ miratoi tabelat për çdo qendër. Sot KQZ në funskion të hetimit i është referuar Ministrisë së Brendshme për listat e zgjedhësve për 6 zona me kërkesë të PS. Nuk kemi asnjë përgjigje nga MB. Në këto kushte do të ndërpresim hetimin për të pritur përgjigjen. Kur të vijë do vijojë aty ku e kemi lënë. Propozoj që ta mbyllim këtu diskutimin për qarkun Lezhë dhe të nisim me rinumërimin në qarkun Shkodër, referuar vendimmarrjes së KQZ.
 
Gjonçaj: Ne i kërkuam KQZ –së t’i drejtohej MB dhe është e papranueshme, që 6 lista zgjedhësish të vonohen kaq dhe KQZ të mbetet e painformuar dhe ne palët e interesuara direkt për këtë çështje të painformuar për vërtetësinë e pretendimit që kemi. Kjo çështje nuk mund të lihet në një sjellje dëshirore nga minisitri apo policia. Duhet t’i nënshtrohet disa afateve, që ju duhet të vendosni.
 
MB të paraqesë sa më shpejt, urgjentisht listat. Çështjet duhen shqyrtuar brenda 10 ditëve. Në mbështetje të nenit 137 të rikontaktoni me ta dhe duhet një afat 24 orësh, krejt i mundshëm për t'u arritur. MB ka detyrimin të paraqesë provat për vjedhjet në Mamurras.
 
Lleshi: E kemi bërë referimin tonë bazuar në Kod. I kërkoi administratës për të sjellë informacion sa më shpejt.
 
Gjonçaj: Bëmë ekspertizën e 3 firmave. Në grupin e 6 qendrave që iu kërkuam juve për verifikimin e shkrimeve në listat e zgjedhësve, ju paraqitëm si provë dhe e pranuat një ekspertizë private të 2 ekspertëve të fushës. Që ka vijuar për 4 qendra votimi, nga ku rezulton se në total ka 145 firma të falsifikuara. Shkrimi i emrave, mbiemrave me karakteristika shkrimore të njëjta me njëra-tjetrën. Kemi kërkuar pavlefshmëri. Këto janë disa prova të tjera, që pasurojnë kërkimin tonë. Dhe sa  kohë hetimi administrativ nuk ka përfunduar ende palët mund të japin argumente dhe prova.
 
KQZ, Osmanaj:
Ne po zbatojmë Kodin Zgjedhor. S’kemi qenë anëtarë të PD, kështu që lërini akuzat.
 
Muho: Në bazë të nenit 143, KQZ ka të drejtë ta shqyrtojë brenda 10 ditëve. Kërkesa ankimore është bërë në datë 10, sot është data 22, kështu që KQZ, meqë ka kaluar afati, nuk mund të vazhdojë më me shqyrtimin e kësaj kërkese.
 
VENDIMI U MOR ME 19 KORRIK
Vendimi për rinumërimin edhe në qarkun e Shkodrës u mor më 19 korrik, pavaresisht kundërshtimeve të PS e LSI-së. KQZ miratoi ankesën e republikanëve për rinumërim të votave, të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve.
 
Janë 417 kuti votimi, ose 130 mijë vota, që do të rinumërohen në qarkun e Shkodrës.
 
Në Shkodër rezultati fillestar është 6 mandate e majta dhe 5 mandate e djathta. Ndërkohë që dje KQZ mbylli procesin e rinumërimit të kutive në qarkun e Lezhës.  
 
Nga rinumërimi doli se koalicioni i djathtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, është 793 vota në favor, ndërsa më parë diferenca ishte 39 vota.

Megjithatë nuk ka ndryshim në mandateve duke e lënë 4 mandate PD, 2 PS e 1 LSI.

PS ka ankimuar vendimin e rinumërimit në Kolegjin Zgjedhor.

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat