Bëhet fjalë për 32 numërues, 8 anëtarë të KZAZ-së 13, 3 nga kryetarët dhe 2 nga sekretarët e QV në KZAZ-në 15 në Lezhë,të cilët do të ndiqen tashmë penalisht për akuzën e KQZ për tjetërsimin e rezultateve në tabelat përmbledhëse. “Nga verfikimi rezultoi se për qendrat e votimit u dorëzuan në KQZ fotokopje të tabelave të rezultatit të Qendrave të Votimit të cilat kanë vulën e KZAZ-së. KZAZ apo grupet e numërimit pasi kanë plotësuar tabelat origjinale te rezultateve të QV-ve sipas modelit dhe llojit të letrës të miratuar nga KQZ, kanë bërë fshirje te rezultatit për disa subjekte zgjedhore dhe ndryshim të rezultatit për disa subjekte të tjera zgjedhore, kanë fotokopjuar këtë tabelë dhe e kanë dorëzuar në KQZ.
Në këto kushte kanë konsumuar vepër penale dhe drejtoria juridike, në referencë të nenit 330 të Kodit Penal, KQZ ka përcaktuar dispozitën përkatëse për falsifikimin zgjedhor dhe materialit të zgjedhjeve”, thuhet në vendimin e zbardhur nga KQZ. Ndërkohë që kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi tha se marrja e këtyre masave dyhet të bëhet sgembull për zgjedhjet e ardhshme.
"Me marrjen të vendimit për kallëzimet penale ndaj personave të ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave,të shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme këto të dyja tu shërbejnë të gjithë komisionerëve që të mos përsëriten gjëra të tilla më. Transparenca e kutive të votimit, e hapjes së tyre dhe marrja e këtyre masave të shërbejë që nesër që komisionerët të jenë të përgjegjshëm për atë që ata marrin përsipër të bëjnë", tha Lefteri Lleshi. Anëtari Klement Zguri u shpreh se edhe përfaqësuesit e partive duhet të pranojnë veprat që kanë bërë anëtarët që ato kanë propozuar.
EMRAT E PADITUR
KZAZ 13
Alketa Hoxha
Gjovalin Gjeloshi
Gjergj Deda
Shaqe Marini
Lek Prendi
Vitore Palaj
Bardh Dedgjonaj
Aleksandër Gjonmarkaj
GNV, QV nr.7051,KZAZ 13
Arben Doda
Gjergj Malshi
Zef Jakaj
Prenç Ndoj
QV nr. 708
Lubo Dedgjonaj
Fran Zefi
Pashke Trashaj
Pjetur Marku
QV nr. 7081
Regjina Ujka
Pashk Froku
Edmond Ndreu
Kastriot Dosti
QV nr. 725
Salvador Markbruka
Petrit Marku
Enkeleida Coli
Blenard Kotorri
QV nr. 762
Marije Deda
Edmond Palushi
B. Margjeka
Zef Deda
QV nr. 763
Petrit Ded Bardhi
QV nr. 764
Fran Zefi
Eduard Suta
QV nr. 769
Lirika Golemi (Shaqir)
Pashko Trashaj (Dede)
QV nr. 770
Fation Bushi
Nikolin Shqefna
Edison Kola
KZAZ 15
a)Kryetar i KQV nr. 858 Tom Laska
b)Sekretar i KQV nr. 8581 Sandër Nezha
c)Kryetar i KQV nr. 859 Ded Prenga
d)Sekretar i KQV nr. 8591 Fran Lleshi
e)Kryetar i KQV nr. 860 Gëzim Zyba
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)