KQZ mbyll Shkodrën, mandati
s'ndryshon, PR 236 vota më pak

KQZ mbyll Shkodrën, mandati<br />s'ndryshon, PR 236 vota më pak
TIRANË - KQZ-ja mbyll pa asnjë ndryshim mandati, brenda apo jashtë koalicioneve, rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës. Në orën 16:30 u përfundua edhe KZAZ-ja e fundit, ajo me nr.8, e këtij qarku.

Nga rinumërimi i tetë KZAZ-ve që ky qark, nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat. Nga rinumërimi, PD-së iu shtuan 78 vota duke e ruajtur mandatin e saj, ndërsa PR-ja nuk arriti të fitonte mandatin e pretenduar. Kësaj partie i duheshin 158 vota për të fituar mandatin në nisje të procesit, por rezultati u thellua në 236 vota.

Në katër ditë, KQZ-ja rinumëroi 417 kuti votimi të 8 KZAZ-ve të qarkut të Shkodrës dhe bëri rivlerësimin e votave. Në fund të procesit, komisioneri i KQZ-së, Hysen Osmani në një prononcim për “A1Report!” tha:
 
“Ne sot mbyllëm kqyrjen e votimit të 417 kutive. Votat u vlerësuan dhe u shpërndanë sipas subjekteve. Kjo punë i shërbeu në maksimum, transparencës.
 
Mund të themi se në disa zona zgjedhore si në atë nr.1, vota ishte deformuar dhe ne bëmë verifikimin. Nga ky verifikim u vu re se nuk ka ndryshim mandatesh, as jashtë koalicioneve zgjedhore dhe as brenda tyre.
 
PR-ja pretendoi një mandat dhe pas verifikimit, diferenca vetëm u thellua. Nga 78 vota që ishte diferenca, ajo shkoi në 236 vota. Pra, kjo forcë u sqarua dhe u bind se nuk i ishte cenuar vota. Po ashtu, edhe dy parti të tjera dhe në përgjithësi, jam i kënaqur që vota ka shkuar atje ku i kishte dërguar elektorati.
 
Lidhur me një ankimim të mundshëm të PR-së për një procesverbal që nuk është gjetur, mendoj se mund të ketë ndodhur një ngatërresë e ndonjë komisioneri që s’e ka futur në kutinë e duhur, por në tërësi të dhënat rakordonin, kështu që mendoj se z.Madhi nuk ka më arsye të ankimohet. Jam i kënaqur me organizimin që KQZ-ja i ka bërë procesit zgjedhor e po ashtu, që  kutitë e votimit në Lundër, për të cilat u tha se ishin ndërhyrë, u konstatua se integriteti i tyre ishte i pacenuar,” – përfundoi Osmani.

PARA RINUMËRIMIT
PD 45 799 vota
PR   4 930 vota

PAS RINUMËRIMIT
PD humbi 176 vota shkoi në 45 623 vota
PR humbi 94 vota shkoi në 4 836 vota
 
KZAZ 1
PD humbi 176 vota shkoi në 45 631 vota
PR humbi 94 vota shkoi në 4 836 vota
 
KZAZ 2
PD fitoi 8 vota shkoi në 45 631 vota
PR fitoi 6 vota shkoi në 4 842 vota
 
KZAZ 3
PD humbi 2 vota shkoi në 45 629 vota
PR fitoi 1 votë shkoi në 4 843 vota
 
KZAZ 4
PD fitoi 61 vota shkoi në 45 630 vota
PR fitoi 9 vota shkoi në 4 852
 
KZAZ 5
PD fitoi 1 votë shkoi në 45 691 vota
PR asnjë shkoi në  4 852 vota
 
KZAZ 6
PD fitoi 31 vota shkoi në 45 722 vota
PR humbi 1 votë shkoi në 4 851 vota
 
KZAZ 7
PD humbi 30 vota shkoi në 45 692 vota
PR humbi 21 vota shkoi në 4 830
 
KZAZ 8
PD humbi 2 vota shkoi në 45 690 vota
PR fitoi 10 vota shkoi në 4 840
 
ORA 16:30 KQZ MBYLL RINUMERIMIN E QARKUT TE SHKODRES

Pas katër ditësh, KQZ-ja mbylli rinumërimin e 417 kutive të qarkut të Shkodrës me kërkesë të Partisë Repblikane, e cila pretendoi se mund të fitonte një mandat. Para se të niste numërimi, PD-ja kishte në këtë qark 45 799 vota, ndërsa në fund të tij, 45 692 vota; PR-ja, para rinumërimit kishte 4930 vota dhe në fund të tij, 4830. Duhet thënë se PR-ja mund të mos ndalet me kaq në kërkesën e saj ankimore, pasi mund të kërkojë hapjen edhe të kutive me material zgjedhor, nisura nga fakti se në mungon procesverbali me numrin e zgjedhësve. Jashtë kamerave, vetë anëtarët e KQZ-së janë shprehur se kjo kërkesë mund të mos aprovohet.
 
Katër KZAZ-të e fundit që janë numëruar dje dhe sot, i përkasin qytetit të Shkodrës. Prej tyre rezultoi:
Në KZAZ nr.4, PR pati 9 vota plus;
në KZAZ nr.5 PD pati 1 votë plus, kurse PR-ja asnjë;
në KZAZ nr.6, PD pati 31 vota plus kurse PR-ja, u ul me 1 votë
në KZAZ nr.7, PD-ja doli me 30 vota më pak dhe PR-ja me 21 vota më pak.

ORA 13:15 KQZ, MBARON RINUMERIMI I KZAZ NR.7, FILLON PROCESI PËR KZAZ NR.8
 
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për KZAZ numër 7. menjëherë pas kësaj, fillon rinumërimi i votave për KZAZ numër 8 për qarkun e Shkodrës. Partia Republikane ka rënë 21 vota pas numërimit të KZAZ numër 7 në qarkun e Shkodës.

ORA 10:30 KQZ NIS NUMERIMIN E KZAZ NR.7

KQZ ka rinisur sot në orën 10:30  procedurën e rinumërimit të votave për qarkun Shkodër.  KQZ ka nisur numërimin e KZAZ numër 7, ndërsa pasdite do të nisë rinumërimi i KZAZ numër 8.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Partisë Republikane ka nxjerrë pretendimin se "mungon procesverbali në kutinë e votimit dhe nuk dihet se sa vetë kanë marrë pjesë në votime". PR kërkon hapjen e kutive të materialit zgjedhor. KZAZ nr. 7 ka 45 kuti, ndërsa KZAZ nr. 8 ka 42 kuti. KQZ ka numëruar deri tani 330 QV të qarkut Shkodër.

Redaksia Online
(ar.sh/e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat