Rithemelimi pa lekë, partitë politike marrin 345 mln lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2024! ‘Torta’ ndahet mes PS-së dhe PD-së

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024. Në total, 11 parti politike kanë marrë nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë. Pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151.4 mln lekë. Partia Demokratike vjen e dyta, me 106 mln lekë dhe e treta Partia e Lirisë me 15.5 mln lekë.

Partia Republikane merr 11.4 mln lekë, PDIU merr 9.7 mln lekë, ndërsa social demokratët 12.3 mln lekë. PBDNJ, PAA, PLL dhe LZHK përfitojnë nga 8 mln lekë. Ndërkohë, Rithemelimi i Sali Berishës mbetet pa financim, që nuk njihet zyrtarisht si subjekt politik, as në gjykatë, e rrjedhimisht as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Me shpërndarjen e këtye fondeve, vijon të mbetet dilemë fakti se me çfarë parash, kur nuk përfiton nga buxheti i shtetit, Rithemelimi dhe ata që i janë bashkuar bëjnë aktivitetet politike, takimet elektorale, por edhe protestat që kanë thirrur në thuajse dy vite.

Në rast se gjykata ende nuk ka vendosur, ose në rast se ajo do e lërë vulën në dorën e Lulzim Bashës, Berisha nuk do të përfitojë jo vetëm fonde vjetore, por as për fushatën e zgjedhjeve të 2025, ku do të dalë me kandidatët e tij për deputetë.

NDARJA E FONDEVE VJETORE
Partia Socialiste 151.494.783 lekë
Partia Demokratike 106.661. 181 lekë
Partia e Lirisë 15.577.215 lekë
Partia Social Demokrate 12.266.269 lekë
Partia Republikane 11.488.669 lekë
PDIU 9.753.658 lekë
PBDNJ 8.180.647 lekë
PAA 8.180.647 lekë
LZHK 8.180.647 lekë
Partia Lëvizja e Legalitet 8.180.647 lekë
Nisma Thurje 6.283.636 lekë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në Portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në Portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit