REAGIMET/ KQZ s'regjistroi PD në zgjedhje, Bardhi dhe Alibeaj: Je i shantazhuar, akt politik! I përgjigjet Celibashi: Gjuha e përdorur e patolerueshme

REAGIMET/ KQZ s'regjistroi PD në zgjedhje, Bardhi dhe Alibeaj: Je i shantazhuar, akt politik! I përgjigjet Celibashi: Gjuha e përdorur e patolerueshme

Deputeti Gazment Bardhi dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

TIRANË- Pas vendimit për të mos regjistruar Partinë Demorkatike në zgjedhjet e 14 majit, deputeti, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryekomisionerit Ilirjan Celibashit, i cili tha se ka qenë i shantazhuar. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

"Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit", shkruan ndër të tjera Alibeaj. 

 "Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS", shkruan Bardhi. 

Përgjigjen iu dha menjëherë Celibashi, në një komunikim me mediat që pati me gazetarët, fill pasi mori vendimin. Celibashi shtoi se nuk është ndikuar nga askush, përveç se nga ligji. 

“Në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme. Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme”, ka deklaruar ai.

Këto reagime vijnë pasi në një vendim përfundimtar, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi rrëzoi kërkesën e PD-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit me Enkelejd Alibeajn të komanduar kryetar. Shkak u bë mungesa e firmës së Lulzim Bashës, dukë sqaruar se firmosja e angazhimit solemn për mos blerje të votave është një e drejtë ekskluzive e kryetarit, që nuk mund të delegohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Celibashi s’regjistron PD në zgjedhje, Çollaku: Komisioneri të zbatojë ligjin, s’është për politikë aty! Të nisin procedurat për shkarkimin e tij

1678813044_120063063ac4cdf36546.jpg

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku nuk e ka cilësuar të drejtë vendimin e Celibashit për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje. Çollaku, njëlloj si Bardhi dhe Alibeaj pretendon se komisioneri nuk ka zbatuar ligjin dhe se ka vepruar politikisht në shërbim të interesave të tij.

Ai madje thotë se nëse Celibashi nuk vepron sipas ligjit të nisin procedurat për shkarkimin e tij.

“Kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve ka detyre te zbatoje ligjin,aty nuk eshte te beje politike.

Nese i mungon politika duhet ndihmuar duke filluar procedurat e shkarkimit te tij ne Parlament.”- shkruan Çollaku.

Ora 17:50
Komisioneri s’regjistroi PD në zgjedhje, përplasje në distancë mes Celibashit dhe Bardhit: Zëdhënës i interesave politike, vendimi yt është antiligjor

1678812712_64001678442250xbb659.jpg

Ka vijuar përplasja në distancë mes Bardhit dhe Celibashit. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi thotë se vendimi i marrë sot nga komisioneri për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit është antiligjor. Bardhi ka akuzuar sërish Celibashin se është i shantazhueshëm dhe vepron si zëdhënës i interesave politike.

“E patolerueshme është përfshirja me shkrim dhe privatisht e KSHZ në një konflikt politik, duke shërbyer si zëdhënës i interesave politike. Vendimi i sotëm i Ilirjan Celibashit nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Një njëri i shantazhueshëm nuk ka lidhje me ligjin dhe zgjedhjet!”- shkruan Bardhi.

Ora 17:30
Celibashi nuk regjistron PD në zgjedhje, Alibeaj: Vendim politik, nuk do na pengojnë në rrugën tonë

1678474725_finalprojekt.00052813.Still019.jpg

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se vendimi i Celibashit për mosregjistrimit të PD-së në zgjedhje është akt politik.  

 “Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet. Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së!

Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!”- shkruan Alibeaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 15/03/2023 08:06

    Uroj qe kryetari te dali me fitiore 99.9 %

    Përgjigju
  • Linda: 14/03/2023 18:20

    Akoma se kuptojn qe si njef njeri si anetare te partis demokrtaike me menyren se si sillen duke mos zbatuar kerkesat e ligjit ,te largohen dhe nga partia dhe nga parlamenti duke filluar nga Bardhi qe vuan nga "zgjuarsia"!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë