TIRANË- Partia Demokratike ka çuar në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që në fletën e votimit të mos vendosej emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Duke e konsideruar si një qokë të Celibashit, përfaqësuesi i Partise Demorkatike, Idrit Sefa thotë ai po minon procesin zgjedhor, pasi asnjëherë në histori nuk ka ekzistuar një parti politike në fletën e votimit pa emrin e atij që e drejton. Për pasojë, Sefa thotë se me këtë vendim të Celibashit është minuar procesi zgjedhor prandaj i janë drejtuar KAS.
“Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit.
Celibashi tha se është në dorën e koalicionit për të vendosur nëse e duan emrin e drejtuesit në fletën e votimit ose jo, por për Sefën, kjo është një shkelje flagrante e ligjit. Ai ka krahasuar fletën e votimit të “14 majit” me atë të zgjedhjeve parlamentare të 2021, ku mund të vihet re se te kjo e fundit çdo subjekt zgjedhor ka bashkangjitur saj edhe emrin e kryetarit.
“Bëjeni vetë diferencën. Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani. Përgjigjën e di vetë ai”, përfundoi Sefa.
Ky vendim erdhi pas mbledhjes së fundit të KQZ në 15 prill, në fund të së cilës Celibashi vendosi miratimin e fletëve të votimit pa emrin e kryetarit të koalicioneve, sipas të cilit e gjitha varet nga dëshira e koalicionit.