Fleta e votimit, KQZ nuk vendos emrin e Ilir Metës krah 'BF'! Celibashi: E vendosin ata vetë! PD: Precedent i rrezikshëm! PS: Krijon paqartësi

Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve është vendosur si se do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 14 Majit. KQZ në krah të çdo partie politike ka radhitur emrin e kryetarit të asaj force politike por në rastin e koalicioneve nuk e ka bërë këtë. KQZ fsheh nga fleta e votimit emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit të tij me Berishën.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. Ai tha se po shkelet ligji me këtë format flete, ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet në fletë. Për t’ia kujtuar Sefa nxori një fotografi të printuar: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit”, tha ai.

“Ka ndonjëherë në historinë e KQZ që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit. Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera”, deklaroi Sefa.  Përfaqësuesi i PD tha se ky është precedenti i parë.

Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Kaziaj e argumentoi kërkesën e tyre për të mos e pasur në fletën e votimit emrin e Ilir Metës se nuk ndikon pasi sipas tij votohet programi.

“Nuk do të thotë që zgjedhjet i fiton kryetari i një partie politike por forca dhe programi që i fiton zgjedhjet. Nuk duam ne të mburremi me emrat e kryetarëve të partisë. Nuk duam ta bëjmë shoë politik një fletë votimi por do ta bëjmë fletën ku votuesi të drejtohet nga ligji dhe jo nga emri i kryetarit i partisë”, tha Kaziaj.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji deklaroi se “nëpërmjet fletës së votimit Partia e Lirisë që kërkon fletë pa emër Kryetari Koalicioni dhe pa logo “nëpërmjet kësaj flete po fshihet mbas gishtit duke çuar votuesit në çadrën e Shtëpisë së Lirisë”.

Në përgjigje të deklaratave të përfaqësuesve politikë, Komisioneri Celibashi, duke argumentuar vendimin e tij, tha se principi kryesor në ligj kur bëhet fjalë për është qartësia e votuesve për të bërë zgjedhjen e tyre. Sipas tij e gjitha kjo varet nga dëshira e koalicionit vetë nëse do apo jo. 

"Dhe ajo çka e bën legjitime kërkesën e çdo subjekti zgjedhor në lidhje me fletën e votimit është qartësia e të dhënave të tij ashtu siç duhet të jenë dhe të qarta për votuesit. Dhe e dyta nëse të dhënat e një subjekti tjetër janë të tilla që konfondojnë votuesit në lidhje me subjektin. Nuk ka asnjë urdhërim të vendosjes së emrit të kryetarit të koalicionit. Në të kaluarën ka qenë marrëveshje dhe zgjedhje e vetë atyre. Marrëveshja në koalicion është koncept i ri i vendosur nga ndryshimet në Kod Zgjedhor. Më parë ka qenë zgjedhje e vendosur në vullnetin e partive të koalicionit. Pra, ka qenë kërkesë e qartë e subjektit zgjedhor të koalicionit për të vendosur një emër të njërit prej kryetarit të partive të koalicionit. Për të kuptuar që nuk ka një domosdoshmëri ka logjikë dhe ka sens, sepse në rastin e koalicionit ka minimalisht 2 parti dhe ngelet në vlerësimin e tyre legjitimiteti i interesit për përmbajtjen e fletës së votimit sa i përket subjektit të tyre. Është tërësisht interesi i ligjshëm i atij që lidhet me emrin apo të dhënat e tjera të subjektit", tha Celibashi duke ia lënë në dorë totalisht përfaqësuesit të Partisë së Lirisë ta vendosë nëse e do emrin e kryetarit në fletë votimi apo jo. 

Në fund Celibashi vendosi miratimin e fletëve të votimit pa emrin e kryetarit të koalicioneve, ndërkohë që u miratuan edhe fletër për kryebashkiakë në 61 bashkitë e vendit. 

Fletet e votimit dhe me shenje fleta per keshillin bashkiak ku mungon emri i Ilir Metes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
KQZ vendos, ja si do të duken fletët e votimit për këshilltarët në Tiranë dhe kryetarin e Bashkisë

1681558092_a.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fletëve të votimit për 14 Majin në të gjitha bashkitë. Në foto e mësipërme janë modelet e miratuara.

 

 

Ora 12:25
Përfaqësuesi i PD debaton me Celibashin: Nëse nuk e njeh, ky në foto është Ilir Meta

 

Në debatin e bërë sot për fletën e votimit për 14 Majin, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. Dhe me ironi t’ia kujtuar se kush është Ilir Meta, Sefa nxori një fotografi të printuar: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit”, tha ai.

Ora 12:14
Debat Celibashi-Sefa, Komisioneri: S’ më imponohesh dot! Përfaqësuesi i PD: Po vendos precedentë të rrezikshëm

 

Debati për vendosjen apo jo të emrit të Ilir Metës krah koalicionit të tij me Berishën në fletën u votimit u karakterizua nga tone të ashpra.

Debati i plotë

Sefa: Është precedenti i parë dhe shumë i rrezikshëm!

Celibashi: Rregullo tonin kur flet me Komisionerin.

Sefa: Që në fillim kur ka nisur ky proces me Partinë Demokratike. Keni bërë veprime që kanë cenuar ligjin dhe rëndë procesin zgjedhor.

Celibashi: Po tregoheni shumë i paedukatë. Jep argumentet dhe më lër mua të flas. Nuk më imponohesh dot.

Sefa : Unë nuk i imponohem njeriut, nuk i bëj presione njeriut. Precedenti që ky komision ka në 32 vite, është rasti i parë që po tentohet të kalohet një fletë votimi pa emrin e drejtuesit të partisë.

Ora 11:48
Koalicioni ‘Berisha-Meta’ nuk ‘do’ kryetar në fletën e votimit, PS: Duan të krijojnë konfuzion, ligji është i qartë

 

Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS në KQZ, tha sot se nuk e kupton se pse nuk e duan emrin e Ilir Metës në fletën e votimit, dhe se kjo krijon konfuzion.

“Ligji e bën të qartë dhe thotë që fleta e votimit duhet të jetë e qartë, të mos ketë asnjë paqartë. Nuk thuhet arsyeja se pse nuk vendoset emri. PD thotë që krijohet konfuzion ndërkohë që nga subjekti i ‘Bashkë fitojmë’ nuk e thonë arsyen se pse duan që të mos vendoset. Në dokumente e thoni kush është kryetari ndërsa në fletën e votimit nuk e doni. Ju lutem ftojeni subjektin zgjedhor që të paraqesë se cilin emër duan si drejtues të koalicionit, edhe pse për ne është shumë e qartë”, tha Salianji.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 17/04/2023 11:41

    SE ME EMER SE PA EMER PRAP DO TE HUMBIN, SE KRIMINELET DHE HAJDUTET NUK I DO NJERI PERVEC SHPELLAREVE....

    Përgjigju
  • Iris: 16/04/2023 02:51

    Eshte thjesht loje zgjedhore.Demokratet nuk votojne per Meten prandaj koalicioni nuk e do emrin e tij ne liste,nderkohe Berisha si /non grata/ nuk duhet te ishte fare ne zgjedhje,urrehet nga nje pjese e demokrateve,por dhe qe te dy nuk e kalojne pragun e cfaredo pushteti pa ndihmen e njeri-tjetrit.Dhe Hudini nuk do te kishte shpikur /trick/ me djallezor se ky qe kane shpikur dyshja Meta-Berisha!

    Përgjigju
  • Sheferedin Nastradini: 15/04/2023 13:51

    Sekretari partis së sumës [ punës] Sali Bajga do zgjedhje demokratike. K<r i bënte zgjedhjet ish sekretai partis Sali Bajga i vidhte me pianecin Arben Ristani e me drogaxhiun njazi Kosovrasti. Pra flliqsira kriminel hajduti Sali Bajga do drejtësi apsolute se mendon që ky popull e haron ça ka bër ky ndyrsir.

    Përgjigju
  • Edi: 15/04/2023 13:13

    I vjen turp te vene emrin e Idhirit,nje demokrat normal nuk do votonte koalicionin me emrin e tij

    Përgjigju
  • Loran shehu: 15/04/2023 12:19

    Alibeaj me kurvat e tij

    Përgjigju
  • Lexuesi: 15/04/2023 11:44

    Lideri i aleances duhet te jete Enver Hoxha. Sepse njeri ishte sekretar partie dhe tjetri thuhet se ishte spiun! Te dy ne sherbim te Partise se Punes.

    Përgjigju
    • Bond: 15/04/2023 13:58

      Tamam

    • e drejta: 15/04/2023 13:39

      BRAVOOOOOOOO

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat