Dy kërkesat më të rëndësishme janë ato të subjektit politik PS për shpalljen e pavlefshëm të vendimit për tabelën e rezultateve të qarkut Lezhë, kur tashmë të majtëve iu hiqet një mandat për t’iu kaluar të djathtëve, si dhe ankimimi i vendimit të rezultateve për qarkun Kukës, çka diferenca e ngushtë prej 15 votash i heq një mandat LSI dhe ia shton atë PD.
KQZ është në kushtet, kur vetëm mund të relatojë dhe të marrë në shqyrtim këto kërkesa. por jo të marë vendime, sepse i mungon një shumicë e cilësuar prej pesë votash.
Burime për “A1 Report” bëjnë me dije se PS , në parapërgatitje të ankimimit për qarkun e Lezhës do të kërkojë rinumërimin e 15 qendrave të votimit. Por kjo përplasje, për shkak të mungesës së kourumit me shumë gjasë do të shkojë në Kolegj Zgjedhor.
Ndërkohë që pas bërjes publik të kërcënimit që ju bë përfaqësuesit të PD pranë këtoj Komisioni Kosovrasti, forcat specilale janë gjithmonë të pranishme për të shmangur ndonjë tension të mundshëm, sidomos në kushtet kur bëhet fjalë për ndryshime mandatesh.
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)