Krahasimi mes opozitës së SHKUP-it dhe asaj të SHQUP-it

Krahasimi mes opozitës së SHKUP-it dhe asaj të SHQUP-it

Nikolla Gruevski udhëhoqi Maqedoninë e Veriut me grusht të hekurt për gati tre mandate dhe u rrëzua nga pushteti dy vite më parë, falë presionit të fortë ndërkombëtar dhe faktorit politik shqiptar, të cilët ruajtën kursin Perëndimor të Maqedonisë, përballë tentativave të Gruevskit, që për të ruajtur pushtetin personal, po e çonte Maqedoninë drejt izolimit.

Rrëzimi i Gruevskit ishte dramatik. Nuk iku menjëherë për shkak të epërsisë që kishte në dy mandate, por rezistoi me dhunë në Kuvend, e më pas në Presidencë, përmes një kukulle të tij, Ivanovit.

Kur gjithçka u qetësua, kur Gruevski u shpall në kërkim dhe u largua përmes Shqipërisë në Hungari, kur disa ministra të tij shkuan në burg, VMRO nxori në krye një emër të ri.

Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, një profesor i mekanikës, i ri në moshë dhe pa asnjë implikim nga e shkuara e vet, e mori partinë me imazhin më të urryer të mundshëm, në konflikt të egër me shqiptarët dhe të përçarë brenda saj, për shkak të ndëshkimeve që po merrte kasta e korruptuar e partisë.

Brenda dy vitesh ai reformoi me qetësi partinë dhe ndërkohë që Maqedonia po përgatitet për zgjedhje të parakohëshme, ai është rival serioz dhe në disa sondazhe dhe fitues i mundshëm i zgjedhjeve.

Lidhjet e tij me Gruevskin janë zero, dhe imazhi i partisë në sytë e opinionit publik është i rikuperuar, për aq dëm sa ka bërë Gruevski.

Në Shqipëri, partia simotër e VMRO, Partia Demokratike, ka humbur zgjedhjet më 2013, për shkak të imazhit dhe qeverisjes së Sali Berishës. Në dy mandate mbushur me vrasje e vjedhje, disa vrasje për arsye politike në Bulevard, e 26 të tjera për të vjedhur familja e tij, Berisha po ashtu hyri në konflikt të hapur me Perëndimin.

Pas humbjes, beteja e parë e Sali Berishës nuk ishte largimi, por mënyra se si ta mbante peng partinë. Ndërhyri me brutalitet në zgjedhjet mes Olldashit e Bashës, për t’ia lënë partinë Bashës, i cili ndoshta dhe mund ta kishte fituar pa Saliun. Por duke ja dhënë Saliu, Bashës, ai mbeti peng i tij deri sot. Nuk jam i sigurtë sa do ishte vasal i Berishës, Basha, nëse do ta kishte fituar vetë partinë. Ndaj dhe Berisha nuk e la ta fitonte vetë, por ja dha dhunshëm.

Shtatë vjet pasi është larguar nga pushteti, Sali Berisha vazhdon të mbajë kontrollin mbi partinë, por problemi i tij është se lideri i zgjedhur nuk e çon dot në fitore . Dhe për këtë po përgatiti skenarin e dytë rezervë, atë të kalimit të një pjese të partisë tek djali i tij, për imunitet politik.

Pasi kanë nxjerrë milionat e vjedhura nga sirtarët, po investojnë në media dhe aktorë publik, për të mercenarizuar debatin.

Ky skenar nuk është për fitore, por për vetëmbrojtje. I pasigurtë se pas ikjes së tij nga kjo jetë, i biri mund të jetë i qetë, qoftë dhe nga ata që ka varrosur nën dhe në Gërdec, Sali Berisha po përpiqet t’i lërë një copë PD-je djalit të tij, ta ketë për imunitet politik. Kështu shpëton djalin, e varros PD-në.

Pra në dy parti simotra, në dy vende fqinje, me histori të ngjashme të demokracisë, kemi dy modele të ndryshme. Në Shkup, një parti e diskretituar nga skandalet dhe lufta me Perëndimin, dënon liderin e saj dhe ministrat  hajdutë dhe ka shanse të fitojë zgjedhjet e radhës, ndërsa në Shqipëri, pas dy mandatesh, një plak i lig mban peng partinë, që t’ia lërë “pajë” djalit dhe gocës, për imunitet politik, siç u lënë pasanikët pasuri fëmijëve sakatë.

Mjafton “alternativa Zeni”, që Edi Rama të ketë të sigurtë mandatin e tretë e më tej. Dhe kjo natyrisht i pëlqen dhe Edi Ramës, që po ja ledhaton këtë projekt, duke ja respektuar dhe investimet e pista në media.

E vetmja që humbet nga kjo gjë, është Partia Demokratike, Lulzim Basha dhe demokratët, që besojnë se Berisha ka hallin e tyre, dhe jo hallin e djalit.

Mjafton që PD të ndiqte modelin e SHKUP-it dhe jo të SHQUP-it, dhe do të ishte së paku në këto zgjedhje në pushtet. Por problemi është se dhe modelin ua zgjedh ai që u ka zgjedhur humbjen.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 09/05/2020 12:15

    Ti o mero baze ti rrush k..... Lulzim Bashes

    Përgjigju
  • Hinglsteri: 08/05/2020 23:40

    PD ka shku per lesh Marike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot