Krahasoi djalin e Harry-Meghan me shimpazenë, pushohet nga puna prezantuesi i BBC (FOTO)

Krahasoi djalin e Harry-Meghan me shimpazenë, pushohet nga puna prezantuesi i BBC (FOTO)

Pak ditë më parë ka ardhur në jetë djali i Pinc Harryt dhe Megan duke u thyer në lajmin e gjithë medias botërore. Lajmi i daljes së tyre para kamerave u shoqërua me mjaft reagime, por më i forti që në fund përfundoi me një goxha ndërshkim ishte ai i prezantuesit të BBC.

Personaliteti radiofonik në Britaninë e Madhe, prezantuesin e BBC-së Danny Baker shkaktoi shumë reagime me postimin e tij në Twitter ku shfaqej një foto e një çifti që mbante prej duarsh një shimpanze të veshur me rroba, e që shoqërohej me fjalët “Bebja mbretërore del nga spitali”.

Fotoja u fshi më pas, por dhe drejtuesit e medias ku ai punonte e larguan nga puna menjëherë.

Sulmi ndaj fëmijës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex shkaktoi një “lumë” kritikash, kryesisht sepse ironizohej me prejardhjen e dukeshës, nëna e së cilës Doria Ragland është shtetase afro-amerikane.

Ky reagim u cilësua si gabim i pafalshëm.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës