Krahu i djathtë i narkotrafikantit më të madh të drogës në Ekuador, kush është shqiptari nga Fieri prangosur në Kolumbi

Krahu i djathtë i narkotrafikantit më të madh të drogës në Ekuador, kush është shqiptari nga Fieri prangosur në Kolumbi

Artur Rrapaj dhe bosi i trafikut të drogës në Ekuador, Emilio Sanchez Farfan

Një shqiptar në Fieri, i akuzuar për super trafik ndërkombëtar të drogës, është arrestuar në Kolumbi, gjatë një operacioni masiv të organizuar në bashkëpunim me policinë ekuadoriane. 37-vjeçari Artur Rrapaj u prangos bashkë me një nga narkotrafikantët më të rëndësishëm të vendit amerikano-jugor, Emilio Sanchez Farfan i njohur me pseudonimin ‘Gato Farfan’.

Ky i fundit dhe shqiptari nga Fieri janë pjesë e kartelit ‘Nueva Generación Ecuador’ ndërsa sipas autoriteteve ekuadoriane, arrestimi i dyshes ka ardhur pasnjë hetimi të gjatë 18-mujor të  kryer në bashkëpunim me forcat e zbatimit të ligjit në Kolumbi.

Qeveria dhe Policia e Ekuadorit raportuan këtë të enjte arrestimin në qytetin kufitar kolumbian të Pasto të Ëilmer Emilio SF, me nofkën "Gato Farfán" ose "Jerry", të cilin e identifikuan si "trafikantin më të madh të drogës në Ekuador", për sasinë e drogës së dërguar në SHBA dhe Evropë.

Detajet i kanë dhënë në një konferencë për shtyp autoritetet duke nënvizuar se të arrestuarit ishin nga trafikantët më të kërkuar të drogës në nivel ndërkombëtar, udhëheqës i kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador.

Arrestimi u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane të quajtur "Ceres" për të ekzekutuar një urdhër arresti për qëllime ekstradimi të kërkuar nga Gjykata e Qarkut Jugor të Kalifornisë (Shtetet e Bashkuara).

Në shkurt 2022, Qeveria e Shteteve të Bashkuara e renditi "El Gato" si një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë, që kishte qendrën e tij nëGuayaquil, Ekuador. Sipas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Meksikë, “Sánchez Farfán merrte sasi shumë-tonëshe kokaine nga laboratorët e prodhimit në Kolumbinë jugore dhe e kalonte këtë kokainë nga ai vend në Ekuador nëpërmjet transportit tokësor. Dërgesat e kokainës dërgoheshin nga Ekuadori në Amerikën Qendrore, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet avionëve privatë, anijeve detare, kontejnerëve komercialë dhe automjeteve tokësore."

Kush është El Gato, furnizonte me kokainë kartelin Sinaloa
El Gato konsiderohet nga SHBA si një burim i rëndësishëm që furnizonte me kokainë kartelin Sinaloa përmes partnerëve që lehtësojnë dërgesat e disa tonëve të kësaj droge për anëtarët e Kartelit të Paqësorit që operojnë në Culiacán, Manzanillo, Ensenada. Lidhja që ka ky trafikant droge nuk është vetëm me organizatën e Ismael El Mayo Zambada apo me fëmijët e Joaquín El Chapo Guzmán, pasi autoritetet amerikane e lidhin atë edhe me organizatën kriminale të Nemesio Oseguera Cervantes, alias El Mencho.

"Sánchez Farfán ka dërguar përfaqësues të organizatës së tij në Meksikë për takime me anëtarët e Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG) në mënyrë që të krijonte marrëdhënie pune për importimin e sasive të mëdha të kokainës në Meksikë nga Ekuadori,"- shpjegoi ndër të tjera Ambasada Amerikane në Meksikë.

Si Karteli Sinaloa ashtu edhe Jalisco Nueva Generación janë organizata kriminale të konsideruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara si më të dhunshmet dhe më "të rëndësishmet" për sa i përket trafikut të drogës.

“Karteli Sinaloa dhe CJNG janë përgjegjës për trafikimin e një pjese të konsiderueshme të fentanilit, kokainës dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Gjithnjë e më shumë, kokaina e shitur në SHBA është e lidhur me fentanil, gjë që rrit mundësinë e vdekjes nga përdorimi i saj."

Wilder Emilio Sánchez Farfán është shkaku i masakrave që kanë ndodhur vitet e fundit në burgjet e Ekuadorit që lanë të vdekur 413 të burgosur të vdekur, me sa duket për shkak të konflikteve me rivalët e tyre. Vendi i Amerikës së Jugut vuajti në nëntor 2022, një nga ditët më të këqija të dhunës lidhur me trafikun e drogës, për të cilën u shpall gjendje e jashtëzakonshme në provincat e Guayas dhe Esmeraldas, pasi 5 oficerë policie vdiqën pas të paktën 15 sulmeve të kryera me eksploziv dhe të shtënave me armë zjarri nga grupet kriminale.

Arrestimi i tij, sipas Policisë së Ekuadorit, ndodhi pas 18 muajsh punë nga autoritetet lokale dhe në bashkëpunim me agjentët e Administratës së Shteteve të Bashkuara për Drogën (DEA).

Së bashku me arrestimin e tij, autoritetet bastisën "Fortesën" e tij ku zbuluan se prona kishte dyer të blinduara, kasaforta, një pishinë, imazhe të tigrave të bardhë dhe të gjitha komoditetet e një shtëpie të pajisur mirë dhe në kushte luksoze. Pas arrestimit, trafikanti i drogës u transferua në Bogota të Kolumbisë, për t'u ekstraduar më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Guillermo Lasso, president i Ekuadorit, e përshkroi arrestimin si një goditje shumë të fortë ndaj trafikut të drogës, pasi Gato Farfán ishte një nga kriminelët më të kërkuar në botë dhe në vendin e tij.

Policia lokale njofton se pas arrestimit të ‘maces Farfan’, ka bastisur dhe vilat e tij dhe në njërën prej tyre ka gjetur e arrestuar një të ri nga Fieri, Artur Rrapaj 37 vjeç. Rrapaj është arrestuar gjatë bastisjes së tre banesave në provincën bregdetare të Guayas dhe një në provincën veriore të Andeve të Imbabura. Shqiptari dyshohet se është pjesë e kartelit 'Nueva Generacion Ekuador' që drejtohej nga Farfan. Në banesën ku është kapur 37- vjeçari janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë. 37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Por ende nuk dihen detaje se si kishte përfunduar në Ekuador dhe përse apo në emër të kujt kishte nisur "biznesin" me Sanchez.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet