Kraja: Të shkarkuarit e Vetting i nënshtrohen filtrave të SPAK! Krimet Zgjedhore do hetohen të gjitha, nuk do ketë zvarritje

Në 108-vjetorin e ditës së drejtësisë shqiptare, nga Poli i Drejtësisë, kreu i SPAK ka paralajmëruar të gjithë ata që janë shkarkuar nga vettingu dhe kanë probleme me pasurinë se do t’i nënshtrohen filtrave të SPAK.

“Është moment reflektimi për të gjithë, kryesisht edhe për ne, për të garantuar që do të ketë padiskutim ndëshkim për të gjithë ata që do të shkelin ligjin. Pavarësisht se çfrarë funksioni kanë apo çfarë problematikash kanë kryer. Të gjithë, padiskutim, në momentin që do të ketë prova dhe do të hetohen, padikustim që do të ketë, pa asnjë kufizim.” – tha Kraja.

Ndërsa përsa i përket krimeve zgjedhore, ai shprehet se janë 40 procedime penale, të cilat po ndiqen intensivisht, dhe askush prej tyre nuk do të pushohet me procedurë apo me tejkalim afati, por shpejt do të ketë rezultate.

“Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kryesisht kanë ardhur nga partitë politike që kanë pasur pretendimi. Janë filluar mbi 40 çështje, të cilat po hetohen dhe në fund do të ketë rezultat në varësi të rezultateve që do të arrihen. Nuk do të ketë zvarritje, padiskutim do të zgjidhen brenda afateve ligjore që parashikon Kodi i Procedurës Penale për të gjitha rastet që ne kemi në hetim.” – u shpreh kreu i SPAK.

A është i fortë sa duhet SPAK?

“Duhet të garantoj publikun që përditë e më i fortë po bëhet!” – deklaroi kreu i SPAK, Arben Kraja./Përgatiti Arsen Rusta


Lajmi kryesor:

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim: Reforma po ecën, s'ka vend për të korruptuar! Metani: Kur politika s'gjen kufijtë, gjyqtarët e prokurorët të ruajnë pavarësinë e institucioneve


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj