Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim: Reforma po ecën, s'ka vend për të korruptuar! Metani: Kur politika s'gjen kufijtë, gjyqtarët e prokurorët të ruajnë pavarësinë e institucioneve

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim tha se institucionet po funksionojnë dhe se reforma në drejtësi po ecën përpara. Ndonëse vlerësoi se janë bërë shumë hapa përpara, Kim tha se mbetet ende shumë për t’u bërë, ndërsa shprehu mbështetje ndaj titullarëve të institucioneve të reja të drejtësisë.

I pranishëm në këtë aktivitet, kreu i ILD Artur Metani thotë se puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është sa e bukur dhe e vështirë, teksa theksoi se edhe sot nuk duhen harruar problemet që ka drejtësia shqiptare. Sipas tij në shoqërinë tonë ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë, pasi politika e ka të vështirë të gjejë kufijtë e vetë.

Teksa foli për institucionet e reja të drejtësisë kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, tha se sfida kryesore është të luftojnë krimin dhe t’u ofrojnë qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm. Duke theksuar se ka ende shumë punë për të bërë për të arritur aty ku duhet, Çela gjithashtu i bëri thirrje magjistratëve të bëhen pjesë e kësaj reforme dhe të japin kontribute serioze në përmbushjen e sfidave që ofrohen.

Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. Në këtë kanun, ashtu si dhe në disa akte të tjera qeveria vendosi rregullat e para të shtetit shqiptar, për organizimin e sistemit gjyqësor, prandaj kjo datë përkujtohet si Dita Kombëtare e Drejtësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Kraja: Të shkarkuarit e Vetting i nënshtrohen filtrave të SPAK! Krimet Zgjedhore do hetohen të gjitha, nuk do ketë zvarritje

Në 108-vjetorin e ditës së drejtësisë shqiptare, nga Poli i Drejtësisë, kreu i SPAK ka paralajmëruar të gjithë ata që janë shkarkuar nga vettingu dhe kanë probleme me pasurinë se do t’i nënshtrohen filtrave të SPAK.

“Është moment reflektimi për të gjithë, kryesisht edhe për ne, për të garantuar që do të ketë padiskutim ndëshkim për të gjithë ata që do të shkelin ligjin. Pavarësisht se çfrarë funksioni kanë apo çfarë problematikash kanë kryer. Të gjithë, padiskutim, në momentin që do të ketë prova dhe do të hetohen, padikustim që do të ketë, pa asnjë kufizim.” – tha Kraja.

Ndërsa përsa i përket krimeve zgjedhore, ai shprehet se janë 40 procedime penale, të cilat po ndiqen intensivisht, dhe askush prej tyre nuk do të pushohet me procedurë apo me tejkalim afati, por shpejt do të ketë rezultate.

“Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kryesisht kanë ardhur nga partitë politike që kanë pasur pretendimi. Janë filluar mbi 40 çështje, të cilat po hetohen dhe në fund do të ketë rezultat në varësi të rezultateve që do të arrihen. Nuk do të ketë zvarritje, padiskutim do të zgjidhen brenda afateve ligjore që parashikon Kodi i Procedurës Penale për të gjitha rastet që ne kemi në hetim.” – u shpreh kreu i SPAK.

A është i fortë sa duhet SPAK?

“Duhet të garantoj publikun që përditë e më i fortë po bëhet!” – deklaroi kreu i SPAK, Arben Kraja./Përgatiti Arsen Rusta

Ora 17:30
Kim: SHBA do të mbështesë zbatimin e Reformës derisa çdo ditë të jetë Dita e Drejtësisë

1620660944_E1CVoFvX0AEltCt.jpg

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas konferencës së zhvilluar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke thënë se do të mbështesë zbatimin e reformës derisa çdo ditë të jetë dita e drejtësisë.

“Me kënaqësi të bashkohem me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë për të festuar Ditën e Drejtësisë. Ne reflektuam në detyrën e institucioneve për t'i shërbyer qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, me pavarësi dhe integritet. SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi derisa çdo ditë të jetë Dita e Drejtësisë”, shkruan Kim.

Ora 16:12
Kryetarja e KLGJ: Dita e drejtësisë na gjeti me më pak gjyqtarë, por me më shumë partnerë

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, renditi të gjitha vështirësitë që ka hasur sistemi, në këtë vit pandemik.Ajo tha se kjo ditë e drejtësisë e gjeti me më me pak gjyqtarë, por me më shumë partnerë.

“Doja t’iu uroj gëzuar ditën kombëtare të drejtësisë. Është ditë e shënuar për të gjithë qytetarët. Duhet të jemi model i drejtësisë që duam. Duhet ta bëjmë vetë përpara se t’ia kërkojmë të tjerëve. 2021 ishte një vit që na vendosi në sfidë, përfshirë edhe atë të drejtësisë.

Dua të falenderoj gjyqtarët, familjarët, që e mbajtën dyert e drejtës të hapura. Jemi përballur me shumë sfida, kushteve bashkëkohore, cilësisë që kërkohet në gjykata. Sfida e madhe mbetet dita e drejtësisë. Dita e drejtësisë na gjeti me më pak gjyqtarë, por na gjen me shumë partnerë që na e kanë bërë përgjegjësitë më të lehta, duke i ndarë së bashku me ne. Faleminderit dhe gëzuar të gjithëve”, u shpreh Llagani.

Ora 16:02
Drejtuesi i seksionit politik të delegacioni të BE, Hupin: Procesi i vetingut të intensifikohet, efikasiteti në gjykata të rritet

 

Drejtuesi i seksionit politik të delegacioni të BE në Shqipëri Alexis Hupin tha se procesi i vetingut duhet të intensifikohet dhe efikasiteti në gjykata duhet të rritet. Be tha ai do të vazhdojë të qëndrojë krah vendit tonë.

“Përderisa sot jemi këtu në ditën e drejtësisë do doja që të ndaloja. Be është një bashkim i vlerave dhe interesave e normave...Traktatet e Be duke qenë se janë instrumente të tilla ligjore thjesht përcaktojnë emëruesin e përbashkët. Në këtë kuadër ka shumë çështje që i lihen interpretimet dhe kjo në vetevete është një sipërmarrje. Në fakt kjo ka qenë dhe një thirrje për gjykatën e Luksemburgut.

Për ndërtimin e institucioneve evropiane përgëzohen liderët politikë. Do doja të theksoja rolin tuaj në integrimin e Shqipërisë në BE, të gjytarëve. Kemi shumë rrugë përpara për ta përfunduar. Procesi i vetingut duhet të intensifikohet dhe efikasiteti në gjykata duhet të rritet. Shkolla e magjistraturës ka nevojë për më shumë mbështetje. Siç e dimë të gjithë sistemi i vetingut ka krijuar shumë vende bosh në drejtësi, prandaj duhet ti jepet ndihmë magjistraturës, që ajo të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme me profesionistë. Në të gjithë këto përpjekje ne do të vazhdojmë që të qëndrojmë përkrah jush. Së bashku me shtetet anëtare të Be, me partnerin tonë kryesor me partnerin e BE”, tha Hupin.

Ora 15:50
Çela: Dita e sotme moment reflektimi, kemi ende punë për të arritur ku duam! Mision, t’u ofrojmë qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në ditën kombëtare të drejtësisë tha se ky është një moment reflektimi për atë se çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë. Ndërkaq ftoi të gjithë magjistratët dhe jo vetëm që të bëhen pjesë e këtij sistemi transformues. 

Ai tha se sfida e tyre është të luftojnë krimin dhe t’i ofrojnë qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm. Çela gjithashtu i bëri thirrje magjistratëve të bëhen pjesë e kësaj reforme dhe të japin kontribute serioze në përmbushjen e sfidave që ofrohen.

“E nderuar ambasadore, zoti Metani, ministre Gjonaj, zonja Llagami. Dita e sotme duhet të jetë moment reflektimi për të vlerësuar ç’kemi bërë deri sot, nëse i kemi ofruar qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm.

Vizioni jonë institucional është shprehur në një strategji të qartë me organet ligjvënëse, sidomos një vëmendje e veçantë i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë. Masat e marra ka bërë që të jenë në harmoni. S’mund të lihet asnjë çast që me pavarësinë e prokurorëve të rritet dhe papërgjegjësia e tyre. Mbetet thelbësor proceset e kontrollimit dhe disiplinës.

Transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente. Mbetet thelbësor vështrimi kritik konstat. Kemi rrugë të gjatë për të mbërritur atje ku duam. I drejtohem magjistratëve që të bëhen pjesë e këtij procesi transformues. Gëzuar Ditën Kombëtarë të Drejtësisë, faleminderit”, u shpreh Çela.

Ora 15:45
Metani: Kur politika nuk i gjen kufijtë e saj, gjyqtarët e prokurorët kanë detyrën e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve

 

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në ditën e drejtësisë, tha puna e  gjyqtarëve dhe prokurorëve është e bukur, por edhe e vështirë. E vështirë, kjo sepse sipas tij duhet t'i bëjë ballë presioneve të politikës.

"Është e bukur se në profesionin e tyre janë pjesë e sistemi të drejtësisë, është frymëzuese se shoqëria jonë ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë që ngjallin besim.

Në një shoqëri ku politika e ka të vështirë që të gjejë kufijtë e vetë, janë ato që duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve, për këtë arsye puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e vështirë. Nëse udhërrëfyes do të jetë Kushtetuta dhe jo politika, nëse do ruhen interesat e drejtësisë, atëherë i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë dhe vendit", tha ndër të tjera Metani.

Ora 15:30
Yuri Kim: Reforma në drejtësi, e vështirë por po jep rezultate! Nuk ka vend për aktorë të korruptuar në sistem

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, në aktivitetin e zhvilluar për Ditën e Drejtësisë në Shqipëri, u shpreh se reforma në drejtësi po ecën dhe se po jep rezultatet e saja.

"Reforma në drejtësi po ecën përpara hap pas hapi. Institucionet tani po funksionojnë falë jush dhe po japin rezultate konkrete për popullin shqiptar.  Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës së bëri nga të gjithë ju. Drejtësia dhe funksionimi i ligjit duhet t'i shërbejnë njerëzve.  Dua t'ju falënderoj për punën e bërë deri më tani.

Reforma në drejtësi ka bërë shumë përpara por mbetet ende për të bërë. Ka qenë një rrugë e vështirë dhe përgjatë rrugës kemi pasur biseda të vështira. Por këto kanë ardhur nga një mik. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t'ju falënderoj për këtë. Është koha që ju të tregoni se jeni të pandikuar nga politika, nuk ka vend për korrupsion dhe aktorë korrupsioni në sistemin e drejtësisë.  Shqipëria ka tashmë një kornizë të plotë ligjore në përputhje me standardet më të lartë", tha ndër të tjera Kim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dibran: 10/05/2021 16:08

    ..... dikur te degjova se sa bukur lexoje para trupes se vleresimit per detyrat e kryeprokurorit!!!! tamam si angazhimet para organizates se partise se punes.... Aq bukur thurrje endra sa i bere te te besojne se eshte ashtu sic thua ti....Por bere nje veze pa te kuqe!!!! I mefshet dhe ... as mish, as peshk,por i uritur per nje karrige!!!! Sot ,prape shet direktiva dhe ... ASKUSH NUK PJERDH PER TY!!!!! Te gjithe i kane syte tek SPAK!!!!!!! Ti ....ngroh vezet qe te nxjeresh zogj,por je KLLOCKE e pafurrik!!!! FOL! FOL! FOL! FOL! FOL!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi