Krasniqi: E pse qenkemi koalicion
më pak patriotik se ai i Thaçit?!

Krasniqi: E pse qenkemi koalicion<br />më pak patriotik se ai i Thaçit?!
Një nga themeluesit e partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, pjesë e koalicionit të partive të opozitës që u bashkuan për të marrë qeverisjen, e quan PDK-në një parti despotike, ndërsa shprehet se koalicioni i opozitës është shpëtim për Kosovën.

"Shpëtim edhe për anëtarët e PDK-së, që kanë në zemër të mirën e Kosovës". Kështu ka shkruar në FB, Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMApër Kosovën, Jakup Krasniqi. Ai ka folur dhe për kritikuesit e Nismës, për koalicionin me LDK-në dhe AAK-në,duke pohuar se mbi bazën e cilës logjikë, ky koalicion është më pak demokratik, se koalicioni që ka bërë PDK-ja me partitë tjera.

A mundet dikush nga kritikuesit e koalicionit LDK-AAK-NISMA të më tregojë se mbi bazën e cilës logjikë ky koalicion është më pak demokratik se koalicioni që PDK-ja, si parti përparimtare qw e konsideron veten, bëri me Partinë Konservatore të Kosovës, me Partinë e Drejtësisë (parti fetare islamike), Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës ( parti fetare e krishterë) dhe Lëvizjen për Bashkim?! Pos filozofisë despotike që këmbëngul në logjikën “Shteti jam UNË!” asnjë parim i demokracisë nuk shkelet nga ky koalicion! A mundet dikush nga kritikuesit e NISMËS që bëri koalicion me LDK-në dhe AAK-në, të më tregojë se pse qenka më pak patriotike ky koalicion, kur dihet se PD K-ja dhe katër partitë tjera politike të koalicionit të tyre, nuk mund të formonin qeveri pa bërë koalicion qoftë me LDK-në qoftë me AAK-në, me të cilat dikur ka qenë në koalicion qeveritar?Pos filozofisë despotike që këmbëngul në logjikën “Pas meje gur mbi gur mos të mbet!” asnjë parim i patriotizmit nuk shkelet nga ky koalicion! A ishte parimor koalicioni paraprak me KKR-në?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim