PRISHTINË- Kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se Gjykata Kushtetuese nuk i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit politik dhe institucional në vend.

Tha se nëse vendimi i Kushtetuese mbetet vetëm kaq, edhe pas përgjigjes së plotë, nuk ka zgjidhje dhe kjo nuk i duhet Kosovës. Kështu tha në një intervistë në RTV 21.

Sipas tij, Kushtetuesja la vetëm një mënyrë, shkuarjen në zgjedhje.

"Nëse mbetet ky vendim, unë mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk i ka hap rrugë zgjidhjes së një ngërçi politik, siç po quhet, apo edhe institucional dhe në këtë mënyrë, e ka lënë vetëm një mënyrë, mënyrën e shkuarjes në zgjedhje të reja dhe konsideroj që kjo është diçka që nuk i duhet Kosovës", - tha Krasniqi.

E kjo, pasi, siç thotë ai, të gjithë e dinë se PDK nuk i ka numrat. Krasniqi vlerësoi se çdo bashkëpunim me PDK-në nuk sjell ndryshim.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)