Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të UEFA-s, francezit Mishel Platini, duke thënë se nuk e kupton këtë të fundit, pasi në fushën e ndeshjes u shfaq flamuri i futbolldashësve shqiptarë, që përfshinte hartën e tifozëve të skuadrës kombëtare shqiptare.
KosovaPress ka botuar komentin e plotë të Jakup Krasniqit:
Në ndeshjen e kombëtareve të Serbisë e të Shqipërisë, të zhvilluar në stadiumin "Partizani" në Beograd, e cila u përcoll, gjatë gjithë kohës nga Presidenti i Serbisë, nën brohoritjen fashiste të tifozëve serbë: "Vrisni, therni, masakroni derisa mos të ekzistojnë shqiptarët". Thuajse pak shqiptarë kanë vrarë, masakruar edhe dëbuar nga trojet e tyre autoktone. Ketë jo vetëm që nuk e ka "dëgjuar", Presidenti i Serbisë që mban edhe nofkën "Grobar" (Vorrtari), i cili jo vetëm që nuk ka denjuar të largohej në mënyrë demonstrative nga ai kor korbash, por edhe ka dhënë instruksione se si të vepronin njerëzit e sigurimit serbë në stadiumin e Partizanit. Sikur, Presidenti serb, mos të kishte durimin për t'i dëgjuar ato thirrje raciste, atëherë do të mund të thoshim: "Serbia po ndryshon", se po ndryshojnë, pasuesit e fashizmit serbe, Nikoliqi, Vuqiqi e Daqiqi. Po diçka e tillë nuk u pa, jo vetëm atë ditë, por as pasi do të duhej të ftoheshin gjakrat. Kjo tregon se sa të thella janë rrënjët e urrejtjes te këta njerëz që sot e udhëheqin Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane!? Zoti mund të bëjë mrekullira!?
Po përpiqem ta kuptojmë Presidentin "Grobar", se ajo ishte edhe filozofia e tij politike, por si ta kuptojmë, Presidentin e UEFA-së, francezin Platini, i cili në dromin shqiptar po dëshiron të kishte bombë!? Jo zoti Platini, aty ishte flamuri i futbolldashësve shqiptar, i cili përfshinte hartën e tifozëve të skuadrës kombëtare shqiptare. Askush nuk mund ta mohoj faktin, se në ato troje nuk jetojnë shqiptarët dhe askush nuk mund të mohoj faktin se në të gjitha ato troje nuk jetojnë shqiptarët. Këtu nuk duhet supozuar se çka mund të kishte dromi shqiptar, por çka mbante ai dhe ai mbante flamurin e tifozëve të kombëtares shqiptare, as më shumë e as më pak.
Çdo skuadër futbolli dhe çdo përfaqësuese kombëtare, kanë tifoz edhe jashtë kufijve politik të shteteve. Pse kjo tu mohohet shqiptarëve?
/Shqiptarja.com