Krasniqi: Kosova do të udhëhiqet
nga gjarpërinj, hardhuca e minj

Krasniqi: Kosova do të udhëhiqet<br />nga gjarpërinj, hardhuca e minj
Ish-kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi ka komentuar përmes një statusi në Facebook zhvillimet e sotme në seancën parlamentare. Teksa i referohet asaj çka ndodhi në Kuvend, Krasniqi thotë se Kosova do të udhëhiqet nga “gjarpërinj, hardhuca e minj”,
 
Krasniqi i kërkon opozitës të ndryshojë strategjinë e saj të veprimit, pasi sipas tij Kuvendi nuk është vendi për ndryshim.
 
Postimi i plotë i Jakup Krasniqit

Këto fotografi po e prezantojnë Kosovën
Me gjasë kështu do të jetë, përderisa vendi do të udhëheqet nga Gjarpinj, hardhuca e mijë, të cilët po e “nderojnë” shtetin me Këto pamje tronditëse.
“Me ferida që faqe ndërrojnë,
Dje shanin e sot lavdërojnë”.
Kosova para nuk mund të shkojë, Këtu mjerimi do të sundojë!
Opozita duhet të ndryshojë strategjinë e sajë për veprim.
Kuvendi nuk është vendi për ndryshim. Ky është mësimi që duhet të nxjerrin sot partitë opozitare.

kosova

kosova

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin