Krasniqi: Njerëzit e shtyrë nga Thaçi
vazhdojnë sharjet kundër meje në F

Krasniqi: Njerëzit e shtyrë nga Thaçi<br />vazhdojnë sharjet kundër meje në F
Kryetari në largim i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social në Facebook, se po vazhdon të marrë mesazhe fyese e sharje nga, siç thotë ai, njerëzit e shtyrë nga politika e Hashim Thaçit.

Më poshtë shkrimi i plote i Krasniqit në Facebook:

Edhe një herë e njoftoj opinionin publik, se njerëzit e yshtur nga politika e Hashim Thaçit po vazhdojnë me fyerje e sharje. Sot nga një Daut Durmishi nga Skenderaj e i cili siç thotë, punon në Gazetën Express ka vazhduar me sharje në faqen e FB.

Kjo është njëra nga shumë dëshmitë, se ky Grup mafioz nuk është duke u bërë merak për privilegjet që i jep pushteti ligjor, por janë duke i mbrojtur privilegjet e nëntokës me çdo kusht e pa zgjedhur mjete.

Kërkoj nga organet e pa kapura të pushtetit që ti kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit.

Te njëjtën gjë e kërkoj edhe nga EULEX-i.


jakup krasniqi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital