Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tani deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, ka thënë se Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja, pasi e ka koalicionin LDK-AAK-Nisma, i cili do të qeverisë vendin. “Jemi të bindur se Kosova nuk ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja. Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës”, ka thënë Krasniqi per mediat në Kosovë.
Ai nuk mbështet konstatimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, se koalicioni pas zgjedhor LDK-AAK- Nisma është një “besëlidhje e inatit”. Krasniqi ka thënë se ky koalicion është formuar për mirëqeverisje.
“Jam i bindur se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë dhe e meritojnë një qeverisje ndryshe nga ajo që e kishim. Kosova ka nevojë për qeverisje të mirë e të përgjegjshme”, ka thënë Krasniqi.
Ish-zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi ka folur edhe për raportin e Wllamsonit. Ai ka vlerësuar se pretendimet e raportit të prokurorit Williamson për krime lufte nga UCK-ja janë të shpifura dhe se, sipas tij, adresën e kanë në Beograd.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com