“Adi Krasta na paska thënë në emisionin e tij në "AMC love radio", që unë dhe Fatma jemi ndër 10 personat më me influencë në Shqipëri...

Kur e mora vesh këtë sa nuk fluturova nga gëzimi. 

Rrofsh o Krasta, po thua kështu ti se nuk e ke provuar Thumb-in tonë, po ta kishe provuar do flisje ndryshe....hahahahahahaahahaha. 

fatma aulona

Përtej shakave, ndihem e nderuar nga ky përcaktim! Kaq!”, - ky është statusi që gazetarja, Aulona Musta i ka kushtuar vlerësimit të Adi Krastës, një prej figurave televizive më të rëndësishme  në vend për emisionin që ato drejtojnë, i cili tashmë nuk jepet vetëm në Youtube, por edhe në ekranin e A1 Report. 

E nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe për dy vajzat e “Thumb”, Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun që prej më shumë se një viti janë kthyer në një fenomen të ri në botën mediatike shqiptare.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”
Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)