Kredi me zero interes për banesë/ Ministrat Balla dhe Mete shpallin punonjësit e parë që përmbushin kriteret: Kualifikohen 92 efektivë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete shpallën punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, që përmbushin kriteret për të përfituar kredi me zero interes për banesë. Programi qeveritar parashikon që deri në vitin 2025, të jenë të paktën 900 familje përfituese të punonjësve të policisë në nevojë për strehim. Për këtë vit, pas shqyrtimit të aplikimeve, u njoftuan 92 emra fitues, që plotësonin kriteret për të përfituar një kredi pa interes.

Duke bërë një sqarim rreth kategorive fituese dhe kritereve, ministri Balla u shpreh se tha se për ta përfituar këtë kredi janë kualifikuar 92 efektivë policie.

“Janë kualifikuar 92 punonjës policie, përkatësisht 16 punonjëse gra e vajza dhe 76 punonjës burra e djem. Veç faktit që jeni të gjithë të rinj, 78 punonjës janë të rolit bazë dhe 14 të tjerët me grada Nënkomisar deri një prej tyre, Komisar. Përfituesit janë të shpërndarë në gjitha drejtoritë”- u shpreh Balla.

Ministri i Brendshëm foli gjithashtu edhe për përmirësimin e trajtimit financiar të punonjësve të policisë nga viti i ardhshëm, duke vënë në dukje se do të aplikohen edhe bonuset për ushqimin.

“Ashtu siç është bërë me dije dhe më herët, në korrik të vitit 2024 do të kemi dhe rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e policisë. Nga ana tjetër është në proces miratimi Bonusi ushqimor për punonjësit e Policisë së Shtetit, që do të thotë trajtimi i tyre, nga fillimi i vitit të ardhshëm përmes një pakete të posaçme ushqimore,” – u shpreh Balla në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, dha detaje të shifrave të parave të akorduara për vitin e ardhshëm për projektin.

‘Programi do të vijojë edhe vitin e ardhshëm, për të cilin është akorduar një fond prej 100 milionë lekësh në projektbuxhetin 2024. Ashtu si edhe gjatë këtij viti, procedurat e aplikimit do të realizohen online, përmes e-Albania.’- tha Mete.

Për Policinë e Shtetit është parashikuar që në vitin e ardhshëm të ketë rritje pagash, dhe niveli mesatar do të arrijë 900 euro.

Mes punonjësve që plotësuan kriteret për të përfituar kredi për banesë është edhe Inspektori Redin Caushaj, punonjësi i policisë që u plagos me thikë. Edhe pse nuk ishte në detyrë ai ndërhyri për të shuar një konflikt fizik mes dy personave në fshatin Pilur të Himarës, në gusht të këtij viti.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 06/12/2023 18:12

    Nuk është risi dhënia e kredi e lehtësuese policisë. Ka funksionuar edhe në kohë të të ndjerit Nishani kur ishte MB.

    Përgjigju
    • anna: 07/12/2023 11:17

      Po por kush jua ka dhene kurre nuk jane vlersuar ,Shtepi me kredi te bute ka marre Flamur Ndoka ne Sarande edhe pse kishte 10 shtepui te tjera te perfituara nga pushteti i tij ,dhe sa e sa te tjere si ai.Shhpresojme ta marrin me te vertete punojsit e thjeshte te policise se te shkretet sjane ne gjendje te mbajne nga rroga leke as per kafe .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori