TIRANE- Zbulohet vendimi i gjykatës së Tiranës ku urdhërohet ngrirja e një shume financiare, në llogaritë bankare të koordinatores së PD-së Grida Duma dhe tre personave të tjerë, mes të cilëve dhe bashkëshortit të saj, Ilirit. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Elona Gjoka dhe kërkues ka qënë një bankë e nivelit të dytë, e cila ka pretenduar se kreditorët i kanë paguar vetëm 8132 euro dhe jo shumën e plotë financiare. Në vendim thuhet se Grida Duma (Shqina), Ilir Shqina, Roland Rexho dhe Marinela Rexho, kanë lidhur një kontratë kredie në shumën prej 80 mijë euro me afat ripagimi një vjeçar dhe do të paguhej me këste të barabarta së bashku me interesat përkatëse për çdo periudhë interes paguese. Sipas pretendimeve të bankës Grida Duma dhe tre personat e tjerë deri në datën 2 tetor 2007 duhej të shlyente të gjithë kredinë së bashku me principalin në shumën 82.270 Euro. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe për pasojë banka është detyruar t’i drejtohet gjykatës për nxjerrjen e Urdhërit të Ekzekutimit.
Pagoi 8100 euroNë vendimin e urdhër-ekzekutimit të nxjerrë nga gjykata e kryeqytetit, tregohet se Grida Duma (Shqina), ortaku i saj në kompaninë “Kristian Konstruksion”, Roland Rexho, Ilir Shqina dhe Marinela Rexho, kanë paguar vetëm 8132 euro. Këto derdhje financiare i kanë bërë në tre raste, ndërkohë në këstin e katërt ku ishte planifikuar të paguhej shuma prej 2182 euro nuk është paguar. Sipas bankës në datë 02.10.2007 duhej të shlyente të gjithë kredinë së bashku me principalin në shumën 82.270 Euro. Mirëpo kjo shumë nuk është paguar dhe për pasojë në lojë ka hyrë përmbarimi, duke nxjerrë disa urdhëra sekuestro, përfshirë këtu dhe mbajtjen e pjesës më të madhe të rrogës së ish-zv/ministres së Integrimit Grida Duma.
KallëzimiAlbert Pali një 72-vjeçar, akuzon direkt Grida Dumën (Shqina) dhe Roland Rexhon, të cilët kanë pasur në bashkëpronësi kompaninë ndërtimore “Kristian Konstruksion”. Në kallëzimin e tij, shtetasi Pali pretendon se ka qënë pronar i një trualli prej 281 m2 në rr. “Edit Durham”, pronë të cilën me anë të kontratës së sipërmarries dhe aneksit të kësaj kontrate, ja ka dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma, të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction sh.p.k”. Sipas kontratës Duma dhe Rexho në përfundim të objektit, pra pallatit, detyroheshin të kalonin në pronësinë e kallëzuesit tre apartamente me nga dy dhoma dhe një guzhinë me sipërfaqe totale 283 metra katror. Kontrata mes palëve është lidhur në vitin 2005. Më tej Albert Pali pretendon se kjo marrëveshje nuk është respektuar dhe për pasojë, ai ka ndjekur rrugët ligjore duke e paditur penalisht në prokurorinë e Tiranës Grida Duma dhe aksionerin tjetër Roland Rexhon.
Shkrimi u publikua sot 3 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.7%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2682
Lajme të tjera
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24
-
'Gjelat' të pandalshëm përballë Holandës, gjunjëzojnë 'tulipanët' brenda 21 minutave lojë! Mbappe trefishon shifrat
24 Mars, 21:20
-
Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohet
24 Mars, 21:19
-
Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij
24 Mars, 21:05
-
Aksident rrugor në aksin Tiranë-Lezhë, përplasen dy mjete, shoqërohen drejtuesit
24 Mars, 20:53
-
Rrjeti shpërthen në kritika kundër Macron: Flet për pensionet dhe mban orë 80 mijë euro! Presidenti e heq nga dora gjatë intervistës
24 Mars, 20:40
-
U 'mbyllën' në tunel/ Lefter Alla i dha shokut të tij edhe 7 tenderë të tjerë me vlerë qindra mijëra euro
24 Mars, 20:38