Kredia, bankat shtrëngojnë kushtet
BSH: Bie kërkesa në vend
Kushtet e kreditimit janë shtrënguar më pak për bizneset, por kanë vijuar të shtrëngohen më teperë për individët gjatë tremujorit të parë të vitit 2012, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011, raporton Banka e Shqipërisë në dokumentin e saj kushtuar aktivitetit të kreditimit nga bankat e nivelit të dytë në periudhën janar-mars 2012.
TIRANË - Kushtet e kreditimit janë shtrënguar më pak për bizneset, por kanë vijuar të shtrëngohen më teperë për individët gjatë tremujorit të parë të vitit 2012, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011, raporton Banka e Shqipërisë në dokumentin e saj kushtuar aktivitetit të kreditimit nga bankat e nivelit të dytë në periudhën janar-mars 2012. Për ndërmarrjet e mëdha janë zbatuar standarde të shtrënguara, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ato nuk kanë ndryshuar nga një tremujor më parë.
Bankat për bizneset kanë rritur tarifat e kredisë dhe kanë shtuar kërkesat për kolateral nga më parë, thekson BSH
Kërkesa për kredi në vend vlerësohet të jetë ulur ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2012, si nga bizneset ashtu edhe nga individët. Kjo rënie është vënë re më shumë për kredinë për investime të bizneseve dhe në kredinë për blerje banese të individëve.
Në tremujorin e parë të vitit 2012, vlerësimi i ekspertëve të bankave për kërkesën e bizneseve për kredi është përkeqësuar ndjeshëm nga tremujori i kaluar. Përqindja neto e bankave që kanë perceptuar rënie të kërkesës për kredi rezultoi 23.8%, nga 12.6% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Kërkesa për kredi me qëllim financimin e investimeve fikse u përkeqësua ndjeshëm. Ndërkohë që kërkesa për financimin e kapitalit qarkullues është vlerësuar pak më lart se në tremujorin e kaluar.
Për tremujorin e dytë të vitit 2012 ekspertët e bankave presin që standardet e kredisë për bizneset nuk do të shtrëngohen më tej.
Faktorët që dhanë kontribut në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë dhënë individëve, janë gjendja e kredive me probleme, gjendja financiare e individëve dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndonëse në krahasim me një tremujor më parë, këta faktorë janë vlerësuar nga bankat në një shkallë më të ulët, ata vazhdojnë të mbeten faktorët me kontributin kryesor negativ në shtrëngimin e standardeve.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 8019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21
-
VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite
24 Nëntor, 21:13
-
Rusia shkarkon komandantin e lartë për deklarata të rreme lidhur me luftën në Ukrainë
24 Nëntor, 21:07
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis, numri një në botë: Trofe për ta ndarë me popullin italian
24 Nëntor, 19:49