/ATSH-E,Xhajanka.- Normat e interesit për kredinë për sektorin privat kanë patur prirje rënëse gjatë gjithë vitit 2014, çka është reflektuar në përmirësimin e ritmeve të rritjes së kredisë gjatë gjysmës së dytë të vitit.
Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi, bën të ditur se, rritja kreditimit rezultoi 3.8% në fund të muajit nëntor, nga 1.6% që shënonte në fund të tremujorit të tretë të vitit.
Në reflektim të politikës monetare stimuluese të Bankës së Shqipërisë, kredia në lekë e sistemit shënoi trend pozitiv rritës, duke treguar një ecuri mjaft më të mirë se kreditimi në valutë. Megjithë tendencat përmirësuese, ecuria e kredisë vazhdon të mbetet e zbehtë, si pasojë e problemeve të kërkesës e të ofertës.
Nga ana e ofertës, ecuria e kredisë vazhdon të ndikohet negativisht nga niveli i lartë i kredive me probleme, të cilat rëndojnë bilancet e sistemit bankar; nga primet e larta të rrezikut në sektorë specifikë të ekonomisë, të cilat i bëjnë këto sektorë pak atraktivë për kreditim; dhe nga politikat konservatore të bankave mëma, të cilat imponojnë politika shtrënguese kreditimi në Shqipëri.
Analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se aktiviteti kreditues do të shënojë përmirësim pozitiv gjatë vitit 2015.
/Shqiptarja.com