TIRANE- Në çdo rast që konsumatorët vendosin të shlyejnë menjëherë apo në mënyrë të pjesshme kredinë hipotekore, bankat tregtare, brenda 7 ditësh duhet t’u ofrojnë informacionin mbi detyrimet e mbetura si dhe ato që lindin nga ky veprim.

Përmes një vendimi të miratuar më 1 korrik, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregulloren e re për detyrimet e ndërsjellta që u lindin bankave dhe qytetarëve në çastin që lidhin një kontratë për kredi konsumatore dhe hipotekore, e cila njëherësh detyron bankat të njoftojnë menjëherë të reduktojë kostot e të pasqyrojë detyrimet e mbetura.