Kreditë e Buta jepen në muajin
qershor, kriteret e përzgjedhjes

Kreditë e Buta jepen në muajin<br />qershor, kriteret e përzgjedhjes
TIRANE-Në muajin qershor do të fillojë shpërndarja e kredive të buta. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se lista e parë me përfiteusit e kredisë së butë pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak dhe duke filluar nga muaji qershor qytetarët mund të fillojnë procedurat në bankë për të përfituar kredinë.

Fillimisht lista me përfituesit do miratohet në Këshillin Bashkiak, ndërsa më pas ata që do të përfitojnë duhet të shkojnë në bankë për të marrë kredinë. Kushti është që të gjeni apartamentin, përpara se te merrni kredinë nga banka. Interesi i kësaj kredie është 3% i pandryesheshëm. Pritet që 1 mijë familje të marrin kredi të butë.

Formula e pikëzimit
Por si do të vlerësohen me pikë aplikuesit? Nuk disnpnon apartament në pronësi, 3 pikë. Banon në banesë në rrezik shembje, 2 pikë. Banojnë në banesa të mbipopulluara, 2 pikë. Kanë ngelur të pastrehë, si rezultatat i fatkeqësive natyrore, 5 pikë.Familje të shpronsuara të pastreha, 8 pikë. Familje një prindërore që kanë në ngarkim një fëmijë, 5 pikë. Përbëhen ngga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuara apo persona në pension, 3 pikë. Familje me më shumë se 3 fëmijë, 5 pikë. Familjet e reja ku çifti i bashkëshortëve e ka moshën deri në 70 vjeç, 15 pikë. Persona me aftësi të kufizuar, 5 pikë.Persona me statusin e jetimit, 5 pikë.Emigrant i kthyer, 2 pikë. Familjet e policvëe të rënë në detyrë, 3 pikë. Viktimat e dhunës në familje, 5 pikë. Komuniteti rom, 2 pikë.Të ardhura nën 80% të të ardhurave mesatare, 15 pikë.Të ardhura 80­100% të të ardhurave mesatare, 10 pikë.Të ardhurat 100­120% të të ardhurave mesatare, 5 pikë.

Të ardhurat
Për gasoniere, që e përfitojnë 1­-3 persona, të ardhurat minimale duhet të jenë 39.500 lekë të reja, ndërkohë që të ardhurat maksimale 65.900 lekë. Për familet 3-­4 anëtarë (1+1) të ardhurat minimale duhet të jenë 47.400 lekë, ndërkohë që të ardhurat maksimale 79 mijë lekë. Për 4-­6 (2+1) persona në një familje, të ardhurat minimale duhet të jenë 63 mijë lekë, ndërsa të ardhurat maksimale 105 mijë lekë. Ndërkohë për familjet me më shumë se 5 anëtarë të cilat dëshirojnë të përfitojnë apartament 3+1 duhet të kenë të ardhura minimale 79 mijë lekë dhe të ardhura makismale 131 mijë lekë.
 
Dokumentacioni
-Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin.

-Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare.

-Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

-Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit.

-Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune.

-Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.

-Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

-Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.

-Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

-Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.

-Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë.

-Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim.

-Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.

-Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.

-Vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit.

-Vërtetimi nga Komisioni Mjekësor për përcaktimin e Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuar.

-Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues.

-Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj.

-Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje. Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin). Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.

-Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK