Bashkia e Tiranës ka bërë publike listën e aplikuesve që kanë kaluar fazën e parë për kreditë e buta. Janë 2556 familje të cilat kanë fituar të drejtën për të kaluar në fazën e parë dhe për të marrë kredi me interes të ulët nga bashkia. Ndërkohë publikohet edhe lista e aplikuesve që nuk kanë plotësuar kriteret dhe që kanë 1 muaj afat për të ankimuar këtë vendim. Këtë listë do ta gjeni të plotë tek “Shqiptarja.com”
( Kliko këtu ) për listën e plotë me fituesit e fazës së parë
Faza e dytë
Në 15 korrik Bashkia e Tiranës do të nisë fazën e dytë për programin e “Subvencionimit të Interesave të Kredive”. Faza e dytë lidhet me dorëzimin e dokumentacioneve të tjera, por edhe plotësimit të kushteve shtesë. Kreditë e buta parashikojnë që çdo familje të marrë një kredi në bankat e nivlit të dytë me interes 3%. Pas marrjes së miratimit në Këshillin Bashkiak, çdo familje ka 6 muaj afat për të gjetur apartamentin.