Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia e Kolonjës për kultivim të lëndëve narkotike.
64 vjeçari së bashku me gruan 54-vjeçare banues në fshatin Gjirakare kishin kultivuar 270 bimë kanabis një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë blutë sekuestruan 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis (bimë të prera, në proces tharjeje).
Bimët u asgjësuan përmes procesit të djegies.
“Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar "Partners".
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Gjirakare.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje), të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento