Huatë me probleme janë ulur ndjeshëm nga niveli i tyre më i lartë prej gati 25%, që arritën në tremujorin e tretë të vitit 2014. Sipas të dhënave të djeshme të Bankës së Shqipërisë, huatë që nuk janë kthyer në bankë prej të paktën më shumë se tre muajsh arritën në muajin maj në 15.89%, në krahasim me 16.6%, që ishin muajin e mëparshëm.
Dy vitet e fundit bankat kanë zbatuar procesin e fshirjes së huave, sipas të cilit hiqen nga bilancet e bankave kreditë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, ndërsa ato vazhdojnë të ndiqen nga bankat.
Një tjetër element që ka ndikuar në reduktimin e huave me probleme është procesi i ristrukturimit të 35 kompanive të mëdha, që deri pak kohë më parë zotëronin 60% të kredive me probleme. Aktualisht, sipas burimeve zyrtare të Bankës së Shqipërisë, nga 35 kompani janë ristrukturuar 21 prej tyre.
Nga 21 kompanitë e ristrukturuara, 10 prej tyre nuk janë më në vonesë, duke bërë që ato të dalin përfundimisht nga lista e sipërmarrjeve problematike. Ndërsa për 11 të tjera procesi i ristrukturimit ka ecur, por do të duhet të kalojnë edhe pak muaj derisa ato të dalin nga lista e të këqijve. Nga këto 35 kompani, 7 janë në proces falimenti.
Pavarësisht rënies, Shqipëria mbetet ndër shtetet që ka nivelet më të larta të huave të pakthyera në afat në rajon, së bashku me Serbinë, që e ka këtë tregues rreth 17%. Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria ishin vendet më problematike në rajon për nivelin e lartë të NPL-ve, duke e pasur këtë tregues midis 20 dhe 25% deri në vitin 2015.
Më pas të tre shtetet nisën planin për uljen e NPL-ve, kryesisht përmes ristrukturimit. Më mirë rezulton të ketë ecur Mali i Zi, që në fund të vitit 2016 i kishte huatë me probleme 10.3% të totalit. Ndër shtetet më pak problematike në rajon janë Maqedonia dhe Kosova, që në fund të vitit 2016 i kishin NPL-të përkatësisht 6.3 dhe 4.9%.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com