Polici u plagos me thikë pasi ndërhyri për të shuar sherrin, Balla në shtëpinë e re të Redin Çaushajt: Kredi zero dhe për efektivët 45 vjeç

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri një vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, u plagos me thikë pasi ndërhyri gjatë një grindje mes dy personave, edhe pse nuk ishte në detyrë, para pak kohësh, por që fatmirësisht tashmë gëzon shëndet të plotë.

Çaushaj përfitoi nga programi i veçantë i aplikuar këtë vit, për dhënie kredie me interes zero për punonjësit e policisë që kanë nevoja urgjente për strehim.

Gjatë vizitës në shtëpinë e re të efektivit, Balla ishte i shoqëruar nga nga drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, drejtori i DVP Vlorë, Ermal Muça dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit lokal e Policisë së Shtetit.

Duke folur rreth programit qeveritar për akordimin e kredive me interes zero për disa kategori punonjësish të shtetit, përfshirë edhe të policisë, Balla theksoi se kjo është një mundësi e artë, për atë që janë të sapomartuar dhe deri në 40 vjeç.

"Synojmë që ta ngrejmë moshën, ta bëjmë 45 vjeç vitin e ardhshëm e kështu do të rritet edhe numri i përfituesve, të marrin një kredi me interes zero, dmth falas, për të marrë një shtëpi. Synimi ynë për të gjithë punonjësit e policisë, qoftë përmes trajtimit të duhur financiar, qoftë përmes këtij programi të kredive të lehtësuara, është t’u krijojmë një trajtim dinjitoz, sepse punonjësiit e policisë i shërbejnë  atdheut çdo ditë”, tha ministri.

Ai vuri në dukje se nga analizat e bëra rezulton se rreth 900 punonjës të policisë së shtetit nuk  kanë një banesë, prandaj në vitin 2024 dhe 2025 do të hapen më shumë kuota për aplikim, në mënyrë që të përfitojnë kredi të lehtësuara për shtëpi.

“Kur mora detyrën, - tha Ministri Balla - një nga angazhimet e mia ishte dhe kredia. Meraku i kryeministrit ishte nëse do arrinim që brenda festave të 2023, të kemi disa prej përfituesve. Në këtë raund të parë janë 92 të përzgjedhur si përfitues të këtij programi. Më frymëzon fakti që numri i punonjësve të policisë që aplikuan ishte i madh, dhe vitin e ardhshëm do të hapim një fashë më të madhe për të përfituar shtëpi me kredi të lehtësuar apo falas. Kemi diku te 900 punonjës policie pa një shtëpi. Imagjinoni çfarë sakrifice të punosh orar pa orar dhe mos kesh një shtëpi tënden. Në 2025 duam të kemi rreth 500 familje që të mund të përfitojnë”, u shpreh ndër të tjera ministri.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 29/12/2023 17:18

    Z Balla po tek efektivi ne Fier perse nuk e vizitoni apo se agresori eshte njeriu juaj dhe mik I Gramoz Rucit,dhe mbi te gjitha duhet te ishte ne burg se I mori uniformes policise pistoleten dhe plagosi furrin e huaj brenda spitalit.duhet te ishte denuar minimumi 15 vjet burg...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës