Kreditimi nga IuteCredit nxit rritjen ekonomike dhe ul informalitetin

Kreditimi nga IuteCredit nxit rritjen ekonomike dhe ul informalitetin

Foto ilustruese

Konsumi është shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Statistikat tregojnë se konsumi final i popullatës gjeneron rreth 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Kjo shifër dëshmon më së miri se një rritje e shëndetshme e konsumit është përcaktuese në ecurinë e ekonomisë së vendit. Kredia konsumatore është sot një instrument shumë i rëndësishëm për të nxitur konsumin në ekonomi. Sidomos blerja e mallrave të qëndrueshme, siç mund të jetë një pajisje elektronike, elektroshtëpiake, një makinë apo mobilje, jo gjithmonë mund të përballohet me të ardhurat apo kursimet familjare. Gjithnjë e më shumë kryerja e këtyre investimeve mundësohet nga kredia. 

Prej vitit 2015, IuteCredit është bërë një faktor në huadhënien konsumature dhe, kësisoj, edhe i mbështetjes së konsumit për ekonominë shqiptare. Që nga fillimi i aktivitetit, IuteCredit ka disbursuar mbi 5 miliardë lekë kredi te cilat kane financuar produkte te tilla si elektroshtepiake, telefona celulate, kompjurata e laptope, mobilje, etj.

IuteCredit është sot institucioni me praninë më të gjerë në pikat e shitjes së pajisjeve elektrike dhe elektronike në Shqipëri. Kreditimi i IuteCredit ka mundësuar rritjen e cilësisë së jetesës së familjeve dhe ka mbështetur njëkohësisht rritjen e vlerës së shtuar në ekonominë shqiptare. Konsumi është njëkohësisht burimi kryesor i të ardhurave për buxhetin e shtetit. Për çdo 100 lekë blerje të shumicës dërrmuese të mallrave dhe shërbimeve, 20 lekë shkojnë direkt në buxhetin e shtetit në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Këtyre iu shtohen të ardhurat nga taksat dhe tatimet e tjera indirekte të lidhura me konsumin, siç është akciza. Në fund të të fundit, konsumi i familjeve është gjeneratori kryesor i të ardhurave të bizneseve dhe i gjenerimit të të ardhurave fiskale nga fitimet e bizneseve apo nga puna e individëve. Çdo kredi e dhënë për financimin e konsumit është burim për të krijuar më shumë vlerë të shtuar në ekonomi dhe më shumë taksa në buxhetin e shtetit. Vetëm vitin e kaluar, IuteCredit disbursoi gjithsej afro 1.5 miliarde lekë kredi konsumatore te cilat financuan produkte. Kjo përkthehet në 250 milionë lekë TVSH të derdhur në buxhet.  Kredia konsumatore është njëkohësisht edhe një mjet i rëndësishëm për të ulur informalitetin në ekonomi. Nëse ju bleni një pajisje me kredi nga IuteCredit, shitja është detyrimisht e formalizuar dhe e shoqëruar me faturë të rregullt tatimore. Ulja e informalitetit garanton më shumë konkurrencë të ndershme në ekonomi dhe sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Kjo përkthehet në më shumë investime publike, në një infrastukruë më të mirë dhe në shërbime publike më cilësore për shqiptarët. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 25/06/2021 12:39

    Fajdexhi te licensuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër