Kreditë e buta, ja familjet që kanë mundësi të blejnë shtëpi

Kreditë e buta, ja familjet që kanë mundësi të blejnë shtëpi

Foto Ilustruese

Kur pritet lista përfundimtare e fituesve për kreditë e buta, Bashkia e Tiranës publikon kriteret se si do të përzgjidhet çdo person, i cili kërkon të blejë shtëpi, duke marrë kredi me interes 3%. “Shqiptarja.com” sjell sot të plota kategoritë e familjeve dhe personave që do të jenë në krye të listës për të përfituar kredi si dhe dokumentet shtesë që iu duhen në çdo rast.

Përfituesit

Po cilat do të jetë kategoritë parësore të cilat do të përfitojnë nga programi i strehimit? Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë.

Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror. Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare. Familjet me shumë fëmijë. Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç.

Familjet që kanë ndryshuar vend banim për efekt punësimi. Individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret, ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

Familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga Ligji nr. 7652 datë 23.12.1992, “ Për privatizimin e banesave shtetërore”. Gjithashtu bashkia ka parashikuar edhe familjet të cilat do të përfitojë bonus strehimi nëse janë në njërën nga familjet emergjente.

Në këtë grup përfshihen: Familjet të cilat kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

Familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike si dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara që rezultojnë si të pastrehë dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë. Familjet që rrezikojnë të mbeten të pastreha si rezultat i kushteve të vështira higjenosanitare, si dhe kushteve të papërshtatshme të banesës dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

Pikëzimi dhe të ardhurat

Në sistemin e pikëve që ka miratuar bashkia në udhëzimin për ndarjen e kredive, sipas statusit familjar dhe kushteve aktuale të banimit, më tepër mundësi për të përfituar paratë do të kenë familjet që banojnë në shtëpi me ish-pronarë, ndërsa jo pak shanse u jepet edhe çifteve të reja me moshë totale nën 55 vjeç.

Por, në kategorizimin që është bërë nga komisioni përgjegjës, me fat do të jenë ata individë apo familje që përfshihen në më tepër se një nga grupimet e mëposhtme, pasi do të llogariten pikët e mbledhura.

– Familje që banojnë në shtëpi me ish-pronarë 20 pikë

– Familje që kanë humbur shtëpitë në firmat piramidale 15 pikë

– Familje që bëhen të pastrehë (shembje banese informale, lirim objektesh me funksione publike), për shkak të zbatimit të projekteve publike e ndërtimit të veprave me interes publik. 15 pikë

– Çiftet e reja në moshë mesatare totale deri në 55 vjeç. 15 pikë

– Individë me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç. 10 pikë

– Familjet me shumë fëmijë (me më shumë se dy fëmijë). 10 pikë

– Indivdët, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë; invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik; të invalidit të punës; të invalidit të LANÇ-it dhe statusin e veteranëve të luftës. 5 pikë

Qytetarët që përfitoj në kreditim të lehtësuar, sipas strukturës së familjes, përcaktohen nga zyrat përkatëse në bashki dhe miratohen nga këshilli bashkiak. Për përcaktimin e kufijve minimalë dhe maksimalë, zyrat përkatëse në bashki bazohen në vlerën e banesës së ndërtuar ose të blerë në treg si dhe në aftësinë paguese të familjes. Nivel i pranueshëm merret pagesa e kësteve mujore të kredisë, e cila nuk duhet t’i kalojë 35 për qind të të ardhurave të familjes.

Të ardhurat e familjes, pas pagesës së kësteve të kredisë, nuk duhet të bien më poshtë se niveli i plotë i ndihmës ekonomike të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi të dielën se në shkurt do të rifillojë programi i kredisë së butë për vitin 2018 dhe të gjitha çiftet e reja mund të aplikojnë për të qenë pjesë përfitues. Veliaj tha se programi për kreditë e buta për  strehim tregoi se Bashkia e Tiranës funksionon më mirë sesa operatorët privatë, duke i ardhur në ndihmë jo pak, por 1 mijë familjeve të reja dhe në nevojë, që nuk kishin mundësi të përballonin interesat e tregut për të blerë shtëpinë e tyre.

Dokumentat shtesë

1. Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin.

2. Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare.

3. Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

4. Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit.

5. Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune.

6. Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.

7. Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

8. Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.

9. Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

10. Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.

11. Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë.

12. Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim.

13. Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.

14. Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.

15. Vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit.

16. Vërtetimi nga Komisioni Mjekësor për përcaktimin e Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuar.

17. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues.

18. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj.

19. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje. Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin). Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.

20. Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)