Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën me 1,434 familje përfitues të programit të kredive të buta. Fituesit mund të nisin menjëherë procedurat për blerjen e banesës, të cilën duhet ta gjejnë brenda 18 muajve.

955 aplikantët e skualifikuar kanë 5 ditë pune kohë për të paraqitur ankimimet. Ato që do të pranohen do të shqyrtohen nga Bashkia dhe përfituesit do të përfshihen në një listë shtesë, e cila do të miratohet nga Këshilli Bashkiak. Në përfundim, numri i përfituesve pritet të arrijë në rreth 1,500 familje.

Krahas listës së fituesve, u miratua në parim edhe marrëveshja me bankën e përzgjedhur për dhënien e kredive.

Sipas marrëveshjes, në vitin e parë interesi i kredisë do të jetë fiks 2.29%, ndërsa nga viti i dytë nuk do të kalojë 3%. Nëse interesi i bankës rritet mbi këtë nivel, diferencën do ta mbulojë Bashkia e Tiranës, në mënyrë që kësti mujor i qytetarëve të mbetet i pandryshuar.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Zhulali: Për një status në FB! Teliti: U rrëmbye dhe u paketua! Miratohet lista me 1434 familje për kredi të buta