Krem mbrojtës apo nxirës? Si të kujdeseni për lëkurën në plazh

Krem mbrojtës apo nxirës? Si të kujdeseni për lëkurën në plazh

Të gjithë kërkojnë dhe synojnë që të nxiheni sa më parë dhe që lëkura të marrë një nuancë të bukur verore. Pikërisht kjo nevojë për të marrë ledhat më të bukura të diellit në lëkurë, i shtyn njerëzit drejt alternativave më të shpejta por edhe më të dëmshme për lëkurën.

Sot në treg ofrohen produkte që premtojnë nxirje të shpejtë të lëkurës duke nisur nga 15 minutëshi deri tek 5 orë. E vërteta është se nëse ju merrni hapa të tillë, qoftë edhe duke qëndruar në diell me kohë të zgjatur, do të dëmtoni më shumë lëkurën tuaj.

Dëmtimi i qelizave të trupit

Nxirja e trupit s’është asgjë më tepër se dëmtim i qelizave të lëkurës, pra ky proces është i dëmshëm në tërësi.

Dëmtimi i qelizave të lëkurës jo vetëm që rrit rrezikun e kancerit të lëkurës por edhe përshpejton rrudhjen dhe humbjen e fleksibilitetit të saj. Sipas ekspertëve, 90 përqind e dëmtimeve në lëkurë të lidhura me moshën shkaktohen nga rrezet ultravjollcë të diellit.

Njerëzit shpesh përdorin vitaminën D si justifikim për të qëndruar gjatë në diell, por kjo sakrificë është shumë e dëmshme. Për një nxirje sa më të shëndetshme, ndonëse vetëm e shëndetshme nuk është, ekspertët sugjerojnë që të mos neglizhoni kremin mbrojtës me një faktor mbi 30.

Studimet tregojnë se kremi apo solucioni me një faktor mbrojtës të paktën mbi 15 (më shumë, më mirë,) pakëson rrezikun e melanomës me deri në 30 përqind dhe qelizave kancerogjene me 40 përqind.

Dermatologët thonë se nëse lëkura juaj është shumë e bardhë të përdorni krem me faktor mbrojtës 50..

Sipas tyre, nëse njeriu gjatë jetës së tij pëson mbi 5 djegie të lëkurës nga dielli, gjasat e shfaqjes së kancerit më të rrezikshëm të lëkurës dyfishohen.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme të kuptohet se faktori më i lartë mbrojtës sërish nuk arrin të bllokojë 100 përqind të rrezeve të diellit ndaj mbrojtja më e mirë është që të mos qëndroni shumë gjatë në diell.

Përdorimi i kremit mbrojtës

Ekspertët thonë se për çdo zonë të trupit duhet të përdorni ekuivalentin e një luge çaji me krem mbrojtës. Kremi mbrojtës duhet aplikuar në lëkurë 20 minuta para se të dilni jashtë.

Ai duhet riaplikuar çdo dy orë dhe nëse vendosni alarm në celular do ju ndihmonte shumë.

Vajrat nxirës

Vajrat nxirës janë një opsion gjithashtu jo i shëndetshëm sepse ato nuk ofrojnë mbrojtje nga dielli .

Cilado të jetë alternativa juaj më e preferuar, mos harroni që kujdesi për lëkurën të nisë me aplikimin e kremit kundër diellit me faktor të lartë mbrojtës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës